E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defektet, Honda tërheq 400 automjete

Pas Toyota-s e cila u detyrua të tërhiqte nga qarkullimi miliona automjete për shkak të problemeve në sistemin e frenave , po paraqiten probleme edhe për një tjetër kompani, për Hondan. Shtëpia e dytë më e madhe automobilistike në Japoni, ka deklaruar se do të terheqë 437.763 automjete, pjesa më e madhe e të cilave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, për shkak të problemeve dhe defekteve të paraqitura në airbagun në vendin e drejtuesit të automjetit. Nëpërmjet një deklarate nga zyrtarë të Honda-s, u bë e ditur se aribagu, mund të fryhet pas një force shumë të madhe , gjë që mund të shkaktojë plagosjen e drejtuesit të makinës. Në komunikatë shpjegohet se do të terhiqen automjetet e prodhuara në 2001 dhe në 2002, e në veçanti modelet Açord, Civic, TL, CR-V e Odissey në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada; modelet Pilot e CL vetëm në SHBA, dhe modelet Inspire, Saber e Lagreat në Japoni. Po sipas kompanisë Honda, në periudhën ndërmjet nëntorit 2008 dhe korrikut 2009, u tërhoqën 514.355 automjete në të gjithë botën , për të njëjtin problem. Ndërkaq autoritetet amerikane kanë regjistruar disa aksidente të provokuara nga airbagët difektozë, njëri prej të cilëve me pasoja fatale për jetën. Njoftimi i prodhuesit japonez të makinave Honda, pason vendimin për tërheqjeve masive të makinave Toyota. Deri tani Honda ka identifikuar 12 makina ku airbag-ët ishin fryrë tej mase dhe pas shpërthimit kishin përhapur copa të vogla metalesh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›