E Shtunë, 31 Tetor 2026

TOB/ 1 premierë në muaj, drejtori Ciko tregon për kalenderin e shfaqjeve

Premiera operistike "Manon Lescaut" do të jetë shfaqja e cila në 14 shkurt do të çeli sezonin e ri artistik të Teatrit të Operas dhe Baletit. Do të jenë rreth 10 premiera që do të ngjiten në skenë përgjatë vitit 2010 kjo një politikë e re që po ndjek drejtori i TOB-it Zhani Ciko ku çdo muaj do të ketë një premierë.
Përsa i përket raportit midis krijimtarisë shqiptare dhe asaj botërore ky vit do të mbizotërohet nga premierat botërore që sipas Cikos vjen si shkak i mungesës së krijimtarisë shqiptare.
Për pjesën e parë operistike që zgjat deri në qershor ky teatër do të shfaqë gjashtë premiera ku bie në sy baleti shqiptar "Delina" me muzikë të çesk Zadesë dhe koreografi të Agron Aliajt në muajin prill. Edhe për pjesën e dytë të sezonit artistik 2010, i cili fillon në Tetor, ky teatër ka planifikuar një sërë shfaqjesh si "Përrallat e Hoffmanit", baletin "Toni Candelero", operën "Otello", baletin "Bukuroshja e fjetur dhe operën "Vejusha gazmore".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›