Shqipëria humb ndaj Hungarisë me rezultatin 2 me 0
Kombëtarja jonë kuq e zi ka pësuar një humbje me rezultatin 2 me 0 me Hungarinë në stadiumin e “Ferenc Pushkash” të Budapestit. Kjo humbje është e para në eliminatorët e Botërorit 2010 për Shqipërinë
BUDAPEST- Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2010, duke u mposhtur 2-0 nga Hungaria. Takimi i luajtur në stadiumin “Ferenc Pushkash” të Budapestit e ka zbritur me këmbë në tokë përfaqësuesen kuqezi, e cila arriti të merrte 4 pikë nga dy ndeshjet e para. Dy gola në pjesën e dytë me autorë Torgele dhe Juhash, i dhanë fitoren ekipit vendas të drejtuar nga Ervin Kuman. Optimizmi i trajnerit Han dhe ekipit kuqezi para ndeshjes nuk ka mjaftuar, teksa skuadra në fushë ka pësuar një shthurje në pjesën e dytë. Disa prej lojtarëve kryesorë nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë, ndërsa hungarezët arritën të shfrytëzonin mjaft mirë të vetmet mundësi që iu dhanë. Për kombëtaren shqiptare për t’u veçuar një shtyllë e Skelës në pjesën e parë dhe një e Agollit në të dytën. Hungarezët në pjesën e parë janë treguar shumë të kujdesshëm, ndërsa në të dytën janë hedhur më shumë në sulm. Një kros i Hushtit në minutën e 49-të, solli edhe golin e parë me autor Torgelen. Qendra e mbrojtjes kuqezi e la të lirë dhe sulmuesi mposhti Beqajn. 10 minuta para përfundimit, një tjetër gafë në mbrojtje solli golin e dytë. Krosi i ardhur nga goditja e këndit u prek me kokë nga Juhash dhe topi përfundoi në rrjetë pasi kaloi në këmbët e Beqajt.
Humbja e lë Shqipërinë në kuotën e 4 pikëve pas 3 ndeshjesh, por të mërkurën përballë do të jetë një ekip shumë herë më i fortë, Portugalia e Kristiano Ronaldos, që kërkon me çdo kusht fitoren. Rezultati i marrë në Budapest vë në diskutim gjithçka përsa i përket objektivit të vendit të katërt, duke qenë se Hungaria është një kundërshtar direkt. (a.r/news24/balkanweb)