E Shtunë, 31 Tetor 2026

G7, Trichet: Duhet kohe per te reaguar

Presidenti i Bankes Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet ka deklaruar se do te duhet kohe qe tregjet te ndjejne ndikimin e masave qe do te ndermarre G7-ta per kalimin e krizes financiare.

“Tregjeve do t’u duhet kohe qe te veprojne ndaj levizjeve te G7-es”, eshte shprehur kreu i BQE-se ne nje konference per mediat pas perfundimit te takimit te perfaqesuesve te shtate shteteve me te fuqishme te botes.

“BQE do te nderhyje per te stabilizuar cmimet”, deklaroi Trichet. “Pakesimi i taksave eshte bere per shkak te pritshmerise per ndryshimin e inflacionit”, shtoi ai.

Gjate nates se sotme ne Uashington vendet anetare te G7-es u mblodhen per te diskutuar per masat qe duhet te ndermerren per kalimin e krizes financiare globale.

Pas disa ore diskutimesh doli dhe nje plan i perbashket i perbere nga pese pika ne te cilin parashikohen levizjet qe do te merren per daljen nga gjendja e veshtire ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›