E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi: Sarah Palin abuzoi me detyren

Kandidatja republikane per zevendespresidente, Sarah Palin ka abuzuar me pushtetin si guvernatore e Alaskes dhe ka shkelur ligjet e etikes duke u perpjekur te pushoje nga puna ish-kunatin e saj nga policia e shtetit. Ky eshte perfundimi i raportit hetimor qe merret me ceshtjen e hapur ndaj Palin.

“Guvernatorja me vetedije ka lejuar vazhdimin e nje situate ku nje presion i palejueshem ishte kryer ndaj disa punonjesve, me qellim per te perfituar per qellime personale”, thuhet ne dokumentin e nxjerre nga inspektoret. Ish-komisioneri per shendetin publik, Walt Monegan kishte akuzuar Palin per largimin e padrejte te tij nga puna pasi “nuk i ishte bindur urdherit te saj”. Ai kishte deklaruar per mediat se ishte pushuar sepse “i rezistoi presionit per te shkarkuar ish-bashkeshortin e motres se guvernatores, Mike Wooten”.

Por sipas Palin, Monegan u hoq nga puna pasi kishte abuzuar disa here me buxhetet lokale. Diten e djeshme Gjykata e Larte e Alaskes hodhi poshte kerkesen e parlamentareve republikane qe kerkonin anulimin e hetimit ndaj Palin. Aleatet e saj kishin kerkuar nderprerjen e hetimit duke e cilesuar si “nje perpjekje e demokrateve per te demtuar figuren e saj para zgjedhjeve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›