E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski-Papandreu takohen sot në Bruksel

Gruevski dhe Papandreu, pas takimit gjysmë-orësh në Këshillin e BE-së, nuk dhanë asnjë sqarim për mediat rreth asaj çka u bisedua aty. Nga kabineti i kryeministrit maqedonas njoftojnë se takimi ishte caktuar me iniciativën e të dy homologëve.

Ky takim mes Gruevskit dhe Papandreut ishte i pesti mes tyre, ku çështje kryesore pa dyshim ka qenë ngërçi i emrit të Maqedonisë, i cili kontestohet nga Athina zyrtare. Megjithatë, këto takime kanë rritur besimin e anasjelltë për angazhimin në zgjidhjen e çështjes së emrit të Republikës së Maqedonisë, i cili po bëhet pengesë për anëtarësimin e saj në NATO.

Shefi i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, gjatë pasdites pritet të takohet me komisionerin për zgjerim Shtefan Fule.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›