E Diel, 1 Nëntor 2026

Westerwelle pretMetën: Të vazhdojëdialogu politik

TIRANE- Zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, u prit sot në një takim nga homologu i tij Westerwelle i cili shprehu mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ndërsa inkurajoi vazhdimin e dialogut politik mes forcave kryesore në Shqipëri, Westerwelle nënvizoi domosdoshmërinë e funksionimit normal të parlamentit në të mirë të së ardhmes së vendit.

Lidhur me prentendimet e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, z. Meta u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për hetimin e procesit zgjedhor, në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Përsa i përket integrimit evropian, z. Meta e informoi z. Westerwelle lidhur me dorëzimin e pyetjeve shtesë të Pyetësorit të Komisionit Evropian, në kuadër të trajtimit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Gjithashtu, ai shpjegoi hapat e ndërmarra për mbylljen e tre nën-çështjeve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave

Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi ekonomik dypalësh dhe u shpreh vullneti i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të tij, përmes investimeve gjermane në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e energjisë, duke nxitur bizneset e vogla e të mesme. Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi dypalësh mes strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›