E Shtunë, 31 Tetor 2026

çfarë biseduan mes tyre Thaçi dhe Haradinaj?

Dy figurat politike që i kanë acaruar raportet mes tyre që në vitin 2004, kur AAK-ja kishte pranuar të hynte në koalicion me LDK-në, janë sjellë me delikatesë ndaj njëri-tjetrit, më tepër për të treguar respekt ndaj pritësit, sesa për të zbutur raportet mes tyre, raporton “Koha Ditore”.

Burime të kësaj gazete kanë bërë të ditur se Thaçi dhe Haradinaj takimin joformal e kanë zhvilluar në prani të ambasadorit amerikan, Dell, dhe atij të Britanisë së Madhe, Andy Sparkes, ku kanë diskutuar shkurt për proceset politike në vend. E gjithë biseda në këtë takim thuhet se është zhvilluar në gjuhën angleze.

“Edhe Thaçi, edhe Haradinaj kanë folur anglisht për shkak të pranisë së ambasadorëve. Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj që t’i japë mbështetje politike procesit të liberalizimit të vizave dhe partneritetit për paqe, gjë të cilën Haradinaj e ka pranuar”, ka thënë burimi i gazetës.

Por, Haradinaj, sipas të njëjtit burim, i ka thënë Thaçit me shpoti se këtë bisedë ta marrë më tepër si “bisedë të karakterit teknik”. Bashkëbisedimi i shkurtër mendohet të ketë sjellë ndonjë ndryshim të pozicioneve të dy liderëve politikë të Kosovës. /kd/start/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›