Gruevski-Papandreu, të premten takohen drejtpërdrejtë
Lajmi konfirmohet për televizionin “Alsat M” nga burime qeveritare, të cilat theksojnë se ky takim organizohet me iniciativën e Gruevskit.
Takimi i drejtpërdrejtë Gruevski-Papandreu do të zhvillohet pas takimit rajonal për ndryshimet klimaterike, në kuadër të të cilit do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Të dy kryeministrat, Gruevski dhe Papandreu për herë të parë njëri-tjetrit ia dhanë dorën në Bruksel në fund të muajit të kaluar, ndërsa takimi i shkurtër u komentua si sinjal i mirë për negociatat për mosmarrëveshjet rreth emrit, të cilat zhvillohen nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.
Por, pas pozicioneve të ndryshme të të dyja vendeve, të cilat erdhën pas takimit të negociatorëve me ndërmjetësin Metju Nimic, një pjesë e diplomatëve në Bruksel sugjerojnë që para samitit të BE-së, i cili mbahet më 7 dhjetor, të bëhen përpjekje që përmes takimeve të drejtpërdrejta të shmanget mundësia për një bllokim grek të fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.