“Tajvani”, Olldashi: Rama vodhi 2.6 milion euro
“Unë po ju paraqes një dokument të cilin z.Rama me datë 7 mars 2005 ka autorizuar një nënpunëse të Bashkisë të lidhë një kontratë me shoqërinë “Tajvan”. Objekti i kontratës është shitja e një trualli prej 1310 m2 kësaj shoqërie, gjë që përbën një abuzim skandaloz me pushtetin dhe një rast të vjedhjes së hapur të pasurive të qytetarëve të Tiranës dhe qytetarëve shqiptar”, tha Olldashi.
Sipas tij, këtë pronë publike në afërsi të qendrës së Tiranës, kryetari i Bashkisë e ka kthyer në tokë të një njeriu të afërt të rrethit të Z.Rama. Ministri Olldashi tha më tej se Bashkia e Tiranës ka qenë në dijeni se kjo pronë është shtetërore, ndërsa e ka shitur atë në kundërshtim me ligjin. “Ka të paktën dy shkelje flagrante të ligjit. I pari që është ligji i vitit 2005 për shitblerjen e trojeve neni 3 në të cilin thuhet : “Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike deri sa të përfundojë kompesimi fizik i ish-pronarëve”, theksoi kreu i Transporteve.
Olldashi shtoi se “Kryetari i bashkise i ka vjedhur qytetarëve të Tiranës 1310 m2 mu në zemër të kryeqytetit ose shprehur në vleftë lekësh i ka vjedhur 2.6 milion euro sepse kjo tokë i është shitur Besos me 120 mijë lekë të vjetra apo 12 mijë lek të reja. Pra me më pak se 100 euro m2 mu në zemër të kryeqytetit. Kur vlera duhet të ishte minimalisht të paktën 2 mijë euro”.