Basha: Buxheti i 2010 siguron realizimin e objektivave
Ministri Basha tha se funksionimi i sistemeve TIMS, MEMEX, etj, ka qenë dhe mbetet prioritar, pasi jo vetëm siguron plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, por edhe përmbush plotësisht objektivat e qeverisë për intensifikimin e mëtejshëm të luftës ndaj krimit, korrupsionit, sigurinë e kufijve, etj.
“Në buxhetin e vitit 2010 sigurohet mbështetje e plotë teknike e këtyre sistemeve. Në buxhet gjejnë mbështetje financiare funksionimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit si TIMS, MEMEX, RMIS dhe DATACOM, mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemeve të identifikimit dhe të gjurmimit të provave, laboratori i policisë shkencore, rritja e kapaciteteve të strukturave të hetimit të krimit, siguria e kufijëve, kontrolli i dixhitalizuar i trafikut rrugor dhe përmirësimi i kushteve të punës, të cilat janë prioritetet kryesore të investimeve për vitin 2010",deklaroi Basha.
Basha tha se menaxhimi i integruar i kufirit nëpërmjet sigurimit dhe garantimit të kufijve të hapur dhe të sigurtë, lehtësimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe agjencive të përfshira në kontrollin e kufirit, janë ndër objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2010.
Në lidhje me luftën kundër të gjitha veprimtarive kriminale, Ministri Basha vlerësoi se infrastruktura e re ligjore, si ligji i Antimafias dhe kuadri ligjor për konfiskimin e aseteve, bëjnë të mundur ngritjen e luftës kundër krimit të orgnizuar në një nivel të ri dhe rritjen e terrenit armiqësor ndaj çdo përpjekjeje për të përdorur territorin shqiptar apo kufijtë shqiptarë për aktivitete kriminale.