Policia e Shtetit padit në Prokurori Fatos Klosin
Kjo padi erdhi pasi Klosi deklaroi se gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste, Policia nëpërmjet një mjeti të vendosur ka përgjuar telefonat e deputetëve dhe qytetarëve.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka sqaruar opinionin publik se "në asnjë rast dhe as në procedurat standarde të përdorura nga strukturat e policisë nuk është e parashikuar që Policia e Shtetit të kryejë veprime të tilla".
“Sqarojmë opinionin publik se pajisja të cilës i referohet shtetasi Fatos Klosi është blerë nga ish-Drejtuesi i Gardës së Republikës dhe sot Deputeti aktual i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Çuko, dhe kjo pajisje ka si funksion sigurimin dhe ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë nga veprimet e mundshme kriminale”, thekson deklarata.
Në lidhje me sa më sipër, Policia e Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal për shpifje dhe nxitje të turmave gjatë protestës për shtetasin Fatos Klosi.