E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Policia te jete e njerezishme me qytetaret

SHKUP - Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, iu ka drejtuar nje leter te hapur punonjesve te Ministrise se Puneve te Brendshme, sidomos atyre te policise kufitare, ku kerkon qe ata te sillen ne menyre zyrtare dhe te njerezishme me qytetaret. "Te gjithe nepunesit e policise, persona te autorizuar dhe te punesuar ne Ministrine e Puneve te Brendshme, sidomos policia kufitare, duhet te sillen me qytetaret vetem zyrtarisht, ne menyre te njerezishme dhe ne pajtim me procedurat e sjelljes se kesaj Ministrie", eshte mesazhi i kryeministrit Gruevski i bere publik dje. "Nuk duhet te percmohet apo te fyhet asnje njeri me te cilin vendoset komunikimi. Marredhenia e kulturuar dhe me respekt, si dhe mbajtja e rrepte e nje qendrimi zyrtar, jane kushti i pare per te permiresuar figuren e policit", thekson Gruevski ne letren qe u shpernda nga zedhenesi i qeverise se Maqedonise, Ivica Bocevski.
Sipas Gruevskit, polici duhet t'i drejtohet cdo qytetari me "Ju" nga fillimi, deri ne fund te procedures. "Me te gjithe duhet te komunikohet me 'zoteri', 'zonje' apo 'zonjushe', pavaresisht nga shkelja e kryer, nuk duhet te ngrihet toni, te thuhen fyerje personale dhe sharje ndaj qytetareve, nuk duhet te manifestohet qendrim partiak apo te synohet frikesimi. Sa here kerkohet dicka nga qytetari, duhet te perdoret fjala 'te lutem'", thuhet ne letren e kryetarit te Qeverise se Maqedonise. Ai thekson se perdorimi i forces "duhet te kufizohet rreptesisht" dhe se cdo keqperdorim ne kete ceshtje, "do te ndeshkohet". Gruevski shton se ne rastin kur nje nepunes i policise merr kercenime gjate kryerjes se detyres se vet, eshte i detyruar qe kete t'ia beje te ditur Sektorit te kontrollit te brendshem.
Ne letren e vet Gruevski nenvizon se do te kete ndeshkime edhe ndaj atyre qe lirojne nga denimi zyrtaret e larte qe shkelin ligjin. "Nese ndonje punonjes i Ministrise se Puneve te Brendshme konstaton gjate kontrollit shkelje te ligjit nga kryetari i Qeverise, ministrat, drejtoret e institucioneve shteterore, si dhe njerezit qe i shoqerojne dhe me pas i liron ata nga denimi, apo u jep privilegje te posacme ne krahasim me qytetaret e tjere, ky punonjes do te ndeshkohet", thuhet ne letren e kryetarit te qeverise se Maqedonise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›