E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodi ka besim se do ta fitoje serish votebesimin

ROME - Shefi i qeverise italiane, Romano Prodi, qe do t'i nenshtrohet neser nje votebesimi perpara Dhomes se deputeteve, deklaroi dje se ka besim, duke u shprehur se "mendon te arrije" te qendroje ne krye te qeverise, pak perpara se te merrte fjalen ne Dhomen e Deputeteve. "Mendoj se do t'ia dal, edhe kesaj radhe", iu pergjigj Prodi gazetareve qe e pyeten nese kishte besim, disa minuta perpara se te merrte fjalen ne Dhomen e Deputeteve. Nje parti e vogel e shumices, Udeur, njoftoi se do te votonte kunder qeverise ne rast votebesimi.
Pese fakte per Romano Prodin
Kryeministri italian Romano Prodi do t'i kerkoje sot parlamentit nje mocion votebesimi, cka mund te jete testi perfundimtar per qeverine e tij te qendres se majte, pas terheqjes nga koalicioni te nje partie aleate.
Me poshte vijojne pese fakte per Romano Prodin:
*Prodi u zgjodh per nje mandat pesevjecar si kryeminister i Italise ne prill te vitit 2006, kur koaliconi i tij i qendres se majte arriti fitoren me te ngushte ne historine e Italise moderne. Mandati i tij i meparshem si kryeminister u shkurtua ne dy vjet nga maji 1996 deri ne tetor 1998, kur komunistet dezertuan nga koalicioni lidhur me politikat sociale.
*Prodi, 68 vjec u ndodh prane largimit nga pushteti ne shkurt te vitit te kaluar, kur paraqiti doreheqjen pas humbjes ne Senat. Aleatet e ekstremit te majte ishin kunder politikes tij te jashtme, perfshire misionin ne Afganistan. Por ai arriti te vinte serish ne pushtet pas nje mocioni votebesimi.
* Prodi ka thene se nuk do te kandidoje serish per kryeminister dhe ndihmoi ne formimin e nje partie te re politike te qendres se majte kete vit te kryesuar nga pasuesi i tij i pritshem, kryetari Bashkise se Romes Valter Veltroni.
* Prodi eshte diplomuar per drejtesi, ka studiar ne Shkollen Ekonomike te Londres dhe ne Harvard, njihet me nofken "profesori" ne Itali.
*Mes dy fazave te shkeputjes nga politika italiane, Prodi sherbeu si president i Komisionit te Bashkimit Europian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, per nje mandat pesevjecar. Gjate qendrimit te tij ne Bruksel, Bashkimi Europian u shtri drejt vendeve qe dikur quhej Europa komuniste Lindore dhe futi monedhen e perbashket euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›