Gruevski: Sejdiu po përdor fqinjët, për reputacion
Shkup-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i është përgjigjur presidentit kosovar, me tonet tashmë të njohura nga Shkupi. Gruevski deklaroi se tërheqja e pikave politike në planin e brendshëm duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore nuk do të çoj rajonin në drejtimin e duhur.
“I kam ndjekur këto ditë këto deklarata që në një mënyrë janë konsideruar edhe si mesazhe të drejtuara në adresën tonë. Mendoj se do të ishte mirë të fokusohemi në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Tërheqja e pikave politike në planin e brendshëm në llogari të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore nuk do të çojë rajonin në drejtimin e duhur”,- tha kryeministri Gruevski, duke shtuar se nuk ka arritur të kuptojë idenë e Sejdiut.
Ai u ka bërë thirrje në përgjithësi të gjithë liderëve të rajonit të sillen në mënyrë korrekte dhe me përgjegjësi dhe asnjëherë që të mos ketë situata që në llogari të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal të tërhiqen pikë politike në planin e brendshëm, para votuesve vendor. (ina/start)