E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia mbështetëse e fuqishme e integrimit të Ballkanit

Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti në një takim ambasadoren e Republikës së Çekisë në Prishtinë, znj. Janina Hrebickova, të cilën e falënderoi për mbështetjen që Çekia, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, u ka dhënë institucioneve të vendit gjatë këtyre muajve të mandatit udhëheqës çek.

Presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera euroatlantike dhe pret që edhe në të ardhmen të ketë mbështetjen e plotë të Çekisë. Ndërsa, ambasadorja Hrebickova tha se Republika e Çekisë është mbështetëse e fuqishme e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Gjatë mandatit të saj udhëheqës në BE, në bashkëpunim me partnerët e saj, Çekia është angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës”, theksoi znj. Hrebickova, duke shprehur bindjen se BE-ja do të vazhdojë edhe më tej këtë kurs.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›