Bogdanoviç: Serbët e Kosovës, të kenë më shumë autonomi
Beograd-Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se bashkësia serbe është e gatshme të ndihmojë procesin e decentralizimit, por jo mbi bazën e planit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit. Në një intervistë për BBC-në, Bogdanoviç tha se serbët e Kosovës, sipas planit aktual për decentralizim, nuk kanë marrë numër të mjaftueshëm të komunave dhe ka shtuar se ata duan që të kenë një autonomi të plotë në të gjitha komunat e parapara për t’u krijuar, ku ata përbëjnë shumicën.
Sipas tij do të duhej të krijoheshin kushtet për një dialog të ri mes Prishtinës e Beogradit, përfshirë edhe bisedimet për çështjen e statusit, “ende të pazgjidhur”, por siç tha, pa Martti Ahtisaarin dhe pa ndërmjetësues që propagandojnë pavarësinë e Kosovës.
Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë që Beogradi zyrtar të bisedojë me autoritetet e Prishtinës, që përfaqësojnë shtetin e pavarur të Kosovës. Autoritetet në Prishtinë ndërkaq kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të serbëve në procesin e decentralizimit në Kosovë, meqë kjo sipas tyre do të ndryshonte mënyrën e jetesës së tyre dhe daljen nga enklavat.
Procesi i decentralizimit është kundërshtuar ndërkaq edhe nga Lëvizja Vetëvendosja si dhe nga banorët shqiptarë të Novo Bërdës, që kanë nënshkruar një peticion kundër këtij procesi.