Haradinaj: Lufta e UCK-se e paster dhe e drejte
Ish-kryeministri deklaron se qeveria duhet te punoje per serbet, qe ata te ndihen te sigurt
Ish-kryeministri i Kosoves dhe kryetar i AAK-se, Ramush Haradinaj, flet me konsiderate te larte per luften e UCK-se. Sipas tij, lufta e bere ka qene e paster dhe se ai nuk ka dyshuar asnjehere per te. Komentet e tij per kete u bene gjate vizites qe dje ne Dardane, ku u prit ngrohtesisht nga mijera qytetare, gjysma e te cileve nuk kane arritur te futen ne sallen e stermbushur te Shtepise se Kultures "Isa Kastrati", nga e cila Haradinaj uroi te pranishmit per pavaresine e Kosoves, duke thene se 17 shkurti eshte rezultat i angazhimeve te shume brezave dhe jo vetem i luftes se fundit te UCK-se.
"Nuk kemi organizuar mbrojtjen ne Hage, sepse nuk mbrohemi nga veprimet qe kemi bere, te luftosh per te mbijetuar eshte e drejte, te luftosh per te larguar nje pushtues eshte e drejte", eshte shprehur Haradinaj, duke folur per procesin gjyqesor te Hages. Ai u shpreh se roli i tij tani ne Kosove eshte te punoje per njerezit. "Do te jemi te drejtperdrejte, sepse ne politike punohet per njerezit, prandaj do te kritikojme koleget tane qe tani jane ne qeveri, gjithmone per interesat e banoreve te Kosoves", ka theksuar ish-kryeministri kosovar. Duke vijuar arsyetimin e tij, Haradinaj ka deklaruar se duhet bere per pakicat serbe ne Kosove, qe ato te mos hedhin me syte nga Serbia. "Oferta e institucioneve te Kosoves qe vjen per pakicen serbe duhet te perbeje nje pakete te veprimeve qe i mbeshtesin dhe qe iu garantojne atyre nje jete te mire, ne menyre qe ata te mos i humbin shpresat, ose te mos besojne se nje oferte qe vjen nga Beogradi do te jete me e vlefshme, ose me e mire per ta", deklaroi Haradinaj, duke shtuar se komuna e Dardanes eshte nje shembull i mire i paqes. I pritur si hero ne pallatin e sportit, ish- kryeministri dhe kryetari i AAK, u ka bere me dije se tani e tutje dita per Kosoven, duhet te filloj qe ne mengjes dhe do te jete pune gjate shtate diteve te javes. Per Haradinajn, ajo per cilen ai eshte gezuar eshte rikthimi dhe tani do te punoje dhe me shume qe t'i jape kuptim pavaresise, lirise dhe jetes sone e te njerezve.
Tribunali Nderkombetar i Hages ka shpallur me 3 prill te pafajshem ne te gjitha akuzat e ngritura ish-kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinajn. Vendimi vjen pas me shume se tre vjetesh qe kur eshte shpallur aktpadia kunder zotit Haradinaj, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Tribunali ka shpallur te pafajshem edhe Idriz Balajn, ndersa ka denuar Lahi Brahimajn me 6 vjet burgim. Gjithashtu, trupi gjykues ka hedhur poshte te gjitha akuzat kunder ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinajt, i cili se bashku me Idriz Balajn dhe Lahi Brahimajn, ish-pjesetare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, jane akuzuar per krime kunder njerezimit. Tribunali ka hedhur poshte te gjitha akuzat per krime kunder njerezimit kunder tre te akuzuarve. Lahi Brahimaj eshte denuar me gjashte vjet burgim per shkeljen e zakoneve te luftes. Aktpadia kunder zotit Haradinaj, i cili njeheresh eshte edhe kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, eshte ngritur vetem 100 dite pasi qe eshte emeruar ne postin e kryeministrit te Kosoves, nga i cili post ai ka dhene doreheqje me 8 mars te vitit 2005, per te udhetuar te nesermen vullnetarisht ne Hage.
Ish-kryeministri vleresohet per luften e bere
Veprimet e tij jane vleresuar lart nga autoritete te shumta nderkombetare. Ish-shefi i Misionit te Kombeve te Bashkuara, Soren Jessen Petersen, e pati pershkruar Haradinajn si "mik dhe njeri me lidership dinamik, perkushtim dhe vizion, prania e te cilit do t'i mungoje Kosoves". Vendimi i Tribunalit eshte pritur me interesim te jashtezakonshem ne Kosove. Neper rruget e Prishtines, kudo ishin vendosur mbishkrimet ne mbeshtetje te zotit Haradinaj, ne te cilat thuhet "Kosova te mirepret".