E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruset ndihma te reja per serbet ne Kosove

Presidenti i Rusise, Vladimir Putin, udhezoi qeverine qe te dergonte ndihma per serbet qe jane ne Kosove. Ministri rus per situata emergjente, Sergei Shoigu, eshte shprehur se Rusia po planifikon te shtoje programin e ndihmes humanitare ndaj minoritetit serb ne Kosove. "Se shpejti, ne do te fillojme dergimin e 10 mije tone medikamenteve, pajisjeve mjekesore dhe grurit", tha zoti Shoigu pas takimit ne Beograd me ministrin serb te Ekonomise, Predrag Bubalo. Ai u shpreh se kjo do te ishte faza e dyte e programit te ndihmes humanitare per serbet ne Kosove, pasi 4 avione me ndihma arriten ne Serbi me heret kete muaj. Muajin e kaluar, Presidenti rus, Vladimir Putin, udhezoi qeverine e tij te pergatiste dergimin e medikamenteve dhe ushqimeve per serbet ne Kosove. Pas shpalljes se pavaresise te njeanshme se Kosoves, Rusia eshte i vetmi shtet ne G7 qe nuk perkrah mevetesine, duke dale perkrah qendrimit te Serbise. Ajo gjithashtu ka ndermarre edhe takime ne nivele te larta diplomatike si Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush dhe kreun e Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun. Ky i fundit eshte vene edhe nen presion nga Rusia ne lidhje me ceshtjen e statusit te Kosoves, duke u sugjeruar per negociata te reja.

100 Mije tone jane ndihmat qe do te sjelli Rusia per serbet qe ndodhen ne Kosove. Medikamente, pajisje mjekesore dhe grure do te jene pjese e kesaj ngarkese, qe nuk eshte e para per minoritetin ne Kosove, gjithashtu priten serish ndihma te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›