Thaci e Ryker, te henen raportojne ne OKB
Kryeministri Hashim Thaci dhe shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, te henen do te paraqesin para Keshillit te Sigurimit raportin per Kosoven. Lajmi u be i ditur nga Kryeministria dhe njoftimit te dhene nga misioni i UNMIK-ut ne Prishtine, pasi jane thirrur nga Organizata e Kombeve te Bashkuar per t'i raportuar kesaj te fundit hapat qe ka bere Kosova pas shpalljes se pavaresise, zgjedhjet serbe, si edhe ceshtjet qe kane te bejne me integrimin e shtetit me te ri ne Ballkan ne strukturat euroatlantike. Perfaqesuesit e larte kosovar u nisen diten e djeshme drejt Nju-Jorkut, per t'u paraqitur para anetareve te Keshillit te Sigurimit, me 21 prill, vizionin e shtetit kosovar. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i qeverise se Kosoves, qe ka bere te ditur se me ftesen e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, Kryeministri i Qeverise se Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, do te marre pjese ne mbledhjen e rregullt te Keshillit te Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ku teme do te jete Kosova dhe situata e saj pas shpalljes se pavaresise. Me kete rast, Kryeministri kosovar, Thaci, do t'u adresohet anetareve te perhershem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se me nje fjale, ku do te prezantoje zhvillimet aktuale politike ne Kosove dhe perspektiven perendimore te shtetit te ri te Kosoves. Zedhenesi i UNMIK-ut, Sven Lindholm, tha se Ryker ne Keshillin e Sigurimit do te ngreje edhe ceshtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove me 11 maj. Lindholm theksoi se Ryker do te prezantoje te gjitha ngjarjet, te cilat jane zhvilluar ne Kosove nga mesi i dhjetorit 2007 deri ne fillim te marsit te ketij viti.
Pas shpalljes se pavaresise, problemi i vetem ne Kosove qendron kerkesa e Beogradit per mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Nderkohe qe Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosoves kane shprehur vullnetin e tyre per moslejimin e zgjedhjeve lokale te Serbise, kjo e fundit kembengul ne mbajtjen e zgjedhjeve. Rezoluta 1244 nuk lejon qe Serbia te zhvilloje zgjedhje lokale, por vetem zgjedhje parlamentare ne shtetin me te ri ne Ballkan.