I dehur, digjet prane oxhakut i moshuari
BERAT - Flinte prane oxhakut ne gjendje te dehur, nderkohe qe eshte perfshire nga flaket e zjarrit. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje fshat te larget te rrethit te Beratit. Qemal Manaj ka perfunduar ne spital me djegie te renda ne trup. Burime te komisariatit te policise Berat bejne me dije se mbremjen duke u gdhire dita e djeshme eshte marre informacioni per djegien e 67-vjecarit ne banesen e tij, ne fshatin Panarit, komuna Terpan e ketij rrethi. Menjehere uniformat blu kane udhetuar drejt fshatit te larget nga ku kane bere te mundur transportimin e 67-vjecarit per ne spital, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.
E.H
E.H