Gruevski fshehu letrën e Bashkimit Europian
SHKUP- Opozita dhe shoqëria civile kanë kritikuar qeverinë maqedonase pas njoftimeve se ka fshehur një letër të Bashkimit Evropian lidhur me një ligj kundër diskriminimit. Njoftohet se me anë të kësaj letre kërkohej në mënyrë të drejtpërdrejtë që në ligjin kundër diskriminimit të përmendeshin edhe homoseksualët.
Ligji kundër diskriminimit, që është miratuar një javë më parë nga parlamenti i Maqedonisë, vazhdon të jetë çështje diskutimi.
Ai parashikon mbrojtje ligjore për grupet e margjinalizuara në shoqëri, por nuk përmend në mënyrë eksplicite edhe orientimin seksual.
Për këtë arsye ai është kritikuar vazhdimisht se nuk është në përputhje me legjislacionin evropian. Tani BE-ja sugjeron ndryshimin e ligjit nëpërmjet amendamenteve.
Nga një debat lidhur me homoseksualizmin, dhe mospranimin nga partia qeverisëse VMRO DPMNE që orientimi seksual të përmendej në ligj si mundësi për diskriminim, tani debati po vë në fokus qeverinë, e cila siç thotë opozita, "ka mashtruar", sa i përket ligjit.
Njoftohet se Komisioneri Evropian për Zgjerim Stefan Fule ka pranuar se para miratimit të ligjit i ka dërguar një letër kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, në të cilën i ka shpjeguar atij, se përfshirja e orientimit seksual në ligj është e detyrueshme.
Letra me detaje ka shpjeguar se mbi bazën e cilave direktivave evropiane orientimi seksual duhet të përmendej në ligjin kundër diskriminimit.
Kjo letër nuk iu prezantua opinionit, madje para publikimit të saj vetëm pak ditë më parë, Ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski mbrojti ligjin e miratuar nga parlamenti i Maqedonisë duke thënë se nuk ishte e vërtetë se ligji ishte kritikuar nga institucione të BE-së, por vetëm individë.
Pas publikimit të letrës, VMRO-DPMNE në fillim nuk pranonte se ka një letër të tillë, që më pas të mos komentojë asgjë, por që në fund të thotë se deputetët e saj kanë qenë në dijeni të letrës, por kishin votuar për ligjin sipas bindjeve personale.
(e.n/ina/BalkanWeb)