E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon ambasadorin e ri rus: Shqipëria rëndësi të vecantë në rajon

TIRANë- Angazhimi i qeverisë ruse në Shqipëri, vjen si pasojë e rëndësisë së veçantë që ka ky vend në rajonin e Ballkanit. Qëndrimi i qeverisë ruse, i është shprehur sot zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta nga ambasadori i Rusisë në Tiranë, Leonid Abramov.

Takimi mes dy diplomatëve u zhvillua në kuadër të marrjes së detyrës në vendin tonë të ambasadorit të ri rus. “Zoti Abramov e njohu Meten me angazhimin që Qeveria ruse tregon ndaj Shqipërisë si një vend i një rëndësie të veçantë në rajonin e Ballkanit”, njofton zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme.

Ambasadori rus i përsëriti edhe një herë ftesën e bërë nga ministri Lavrov zëvendëskryeministrit dhe ministrit Meta për të zhvilluar një vizitë në Federatën Ruse në një kohë të përshtatshme. Nga ana e tij ministri i Jashtëm Ilir Meta e njohu ambasadorin e Federatës Ruse Abramov, me zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›