Kredia në lekë e papërballueshme. Për 100 milionë lekë në 20 vjet kthen 3-fishin

Të marrësh një kredi për shtëpi në lekë nuk është cudi që deri në fund të pagimit të saj bankës t’i kesh dhënë gati trefishin e asaj që ke marrë. Normat e interesave të përdorura nga bankat i bëjnë kreditë për shtepi në lekë gati të papërballueshme për klientët me të ardhura normale. Ashtu si edhe për euron edhe për lekun ne krahasuam këstet që ofrojnë katër bankat më të mëdha tregtare.
Kërkuam për thjeshtësi llogaritjeje 10 milionë lekë të reja me afat kthimi 20 vjet. Ajo që rezulton është pesimiste. Po i referohemi situatës për ta perceptuar më thjeshtë në lekë të vjetra:
Në Tirana Bank produktin e kredisë prej 100 milionë lëkë të vjetra e ofrojnë me një këst mesatar mujor 1 milion e 171 mijë e 580 lekë. Nëse këtë këst e shumëzojmë me 240 muaj aq sa është afati i pagimit të kredisë del që duhet t’i kthejmë bankës plot 281 milion e 179 mijë e 200 lekë, shifër kjo e përafërt me trefishin e asaj që marrim.
E dyta në renditjen e kësteve sipas vëzhgimit tonë është Intesa San Paolo. Këtu kësti mujor për kredinë 100 milion lekë të vjetra rezulton të kërkohet 1 milion e 120 mijë lekë të vjetra. Pas 20 vitesh këtu duhet të kthehen për kredinë e marrë 269 milionë e 280 mijë lekë po të vjetra si interesa dhe principal.
Pak më e mirë është situata në Raifasen Bank. Kërkesës për 100 milionë lekë kredi këtu i vihet përballë një këst mujor prej 1 milion e 74 mijë e 710 lekë të vjetra. Përllogaritja mbi këtë këst nxjerr si rezultat se për kredinë që të jep banka të merr në fund të periudhës 257 milionë e 930 mijë e 400 lekë të vjetra. Kjo shifër do të thotë se banka përafërsisht merr 158 milionë lekë më shumë nga se të jep.
Banka Kombëtare Tregtare rezultoi në vëzhgimin tonë të kishte këstin më të lirë për të njëjtën kredi. Për 100 milionë lektë të vjetra kjo bankë në 20 vite të merr 230 milionë e 592 mijë lekë pra me një këst mujor 960 800 lekë të vjetra. Llogaria e thjeshtë tregon se bankës i paguhen si interes kredie më shumë se 130 milion lekë.
Ne nuk kemi përllogaritur në këtë shembull komisionet për kredinë pasi ata në secilën prej bankave janë të përafërta pra nuk ndikojnë në renditjen e bankave por kjo nuk do të thotë se nuk ndikojnë xhepin e klientit, pasi shpenzimet për një kredi 100 milion lekë janë së paku 10 milion lekë.
Ajo që bie në sy nga renditja është se vec një ndryshimi me rreth 50 milionë lekë të vjetra nga banka në bankë është se kredia në lekë është shumë më e shtrenjtë se ajo në valutë.
Kredia 100.000 milion lekë (të vjetra)
Afati 20 vjet
BANKA Kësti mujor Për të kthyer Diferenca
Tirana Bank 1. 171. 580 lekë 281. 179. 000 lekë 181. 179. 000 lekë
Intesa San Paolo 1. 122. 000 lekë 269. 280. 000 lekë 168. 280. 000 lekë
Raiffaisen Bank 1. 074. 710 lekë 257. 930. 400 lekë 157. 930. 400 lekë
BKT 960. 800 lekë 230. 592. 200 lekë 130. 592. 200 lekë < I mëparshmi