Tiranë, shoferi vdes nga infarti në timon, shkakton aksident
TIRANË- Një aksident aspak i zakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në afërsi të teleferikut. Një 52-vjecar ka pësuar infart në timon, ndërsa mjeti i tij i dalë jashtë kontrollit ka shkaktuar aksident të trefishtë.
Viktima ka qënë duke udhëtuar me makinë në momentin që ka pësuar infartin, i cili i ka marrë edhe jetën. Ai është identifikuar nga policia si, Albert Marku 52 vjec, me origjinë nga Burreli por me banim në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina, por nuk dihet a ka persona të tjerë të lënduar.
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Mësohet se trupi i pajetë i drejtuesit të autmjetit është dërguar në spital ndërkohë policia rrugore po punon për normalizimin e trafikut, të krijuar nga përplasja e 3 mjeteve.
(m.a/BalkanWeb)