E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Hyseni të hënën në Tiranë

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni do të vizitojë të hënën Tiranën. Vizita e tij në Tiranë bëhet pas ftesës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta.

Ministria e Jashtme ka publikuar dhe agjendën e takimeve dy ditore të shefit të diplomacisë kosovare. Takimi i parë do të zhvillohet mes dy homologëve Meta e Hyseni, ku do të ketë dhe një konferencë për mediat.

Ndërsa në datën 20 prill, Hyseni do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe me kryeministrin Sali Berisha.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›