Emri, Propozimi i ri i Nimic pritet ta marrë pëlqimin e Shkupit dhe Athinës
SHKUP-Ndërmjetësi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Metju Nimic, pritet t'ia dorëzojë propozimin e ri Shkupit dhe Athinës. Propozimi do të jetë në shqyrtim për disa javë dhe pritet të marrë mbështetjen e të dyja palëve, bën të ditur e përditshmja e Shkupit “Dnevnik”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Nju Jork.
Nga ana tjetër, Greqia po konsolidon pozicionet në planin ndërkombëtar për përdorimin ndërkombëtar të emrit të Maqedonisë.
(d.b/BalkanWeb)