Freizer: Rreziku i copëtimit të Kosovës ekziston
Bruksel -Drejtoresha e Programit për Evropën në Grupit Ndërkombëtar të Krizave Sabine Freizer deklaroi për Radion Evropa e Lirë se copëtimi i Kosovës ekziston si rrezik, por shtoi se besonte që qeveria e Kosovës dhe mbështetësit e saj në Bashkimin Evropian mund të marrin hapa që do ta zhbënin kërcënimin që paraqet copëtimi.
“Mendoj se është gjë e shkëlqyeshme që EULEX-i më në fund është operacional në Kosovë pas afro 6 muaj vonese. Pra, ky është një çast shumë i rëndësishëm. Mendoj se sfida e parë për EULEX-in do të jetë që plotësisht t'i marrë në duar aktivitetet e veta dhe veçanërisht në mbarë Kosovën. Ndër gjërat më pozitive që kanë ndodhur në javët e kaluara, është se EULEX-i ka marrë përkushtimin nga ana e Qeverisë së Serbisë që t'i lejojë EULEX-it të vendoset në tërë Kosovën dhe të punojë edhe në zonat serbe. Prandaj, nëse EULEX-i do të mund ta bënte këtë në javët dhe muajt që vijnë, atëherë me të vërtetë do të ishte diçka jashtëzakonisht positive”-theksoi Frezer në intervistë.
Prandaj, sipas Freizerit, nëse EULEX-i do të mund ta bënte këtë në javët dhe muajt që vijnë, atëherë me të vërtetë do të ishte diçka jashtëzakonisht pozitive.
Freizer po ashtu ka thënë se është me rëndësi të nënvizohet, se 6 pikat e planit të OKB-së janë marrëveshje kalimtare, kështu që nuk është e qartë sa do të zgjatë, disa javë, disa muaj apo disa vite. “Për mua është e rëndësishme që kjo marrëveshje kalimtare të jetë afatshkurtër dhe Kushtetuta e Kosovës të implementohet në mbarë Kosovën, ndërsa policia dhe doganat të jenë nën mbikëqyrjen e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”.
Nëse këto janë marrëveshje të përkohshme dhe Kushtetuta e Kosovës do të zbatohet në të gjithë vendin, sipas Freizerit, atëherë nuk do të kemi copëtim të Kosovës.