Komuna e Prishtinës paralajmëron aksion kundër shitësve ambulantë

Komuna e Prishtinës nga fillimi i javës që vjen ka paralajmëruar se do të filloj një aksion të madh me anë të së cilit do të largoj të gjithë shitësit ambulant nëpër qytet.
Refiqe Aliu shefe e inspektoratit komunal i ka thënë KTV-së se aksioni do të jetë i madh dhe se kësaj radhe me një rregullore të re të nxjerr nga asambleja komunale ata do konfiskojnë mallin dhe do gjobitin shitësit nga 50 deri në 500 euro. Ata që shesin në shesh thonë se kërkuan leje nga komuna por kjo e fundit po punon në favor të lokaleve të cilat e kanë zaptuar hapësirën publike.
Enver Makolli është nga shitësit më të moçëm në shesh. Ai disa herë ishte pajisur me leje për shfrytëzim të hapësirës publike por sivjet thotë se komuna nuk i dha pëlqim për këtë punë. Aksioni i inspektoratit fillon të hënën në ora 9 të mëngjesit nga qendra për tu vazhduar me lagje të tjera të qytetit./Indeksonline/