Gruevski, takim me krerët e shtetit izraelit
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka zhvilluar një sërë takimet me udhëheqësit izraelitë ndërsa ka vizituar të martën edhe memorialin e holokaustit Yad Vashem, gjatë vizitës zyrtare në Izrael dhe në territoret palestineze. Gruevski u takua me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, dhe presidentin Shimon Peres në rezidencën e tij zyrtare.
"Unë besoj se Maqedonia veproi me mençuri duke u shkëputur nga e kaluara e Ballkanit dhe duke shkuar drejt së ardhmes europiane. Unë e di se Europa është e lumtur që tju mirëpresë ju", ka deklaruar Peres gjatë takimit me Gruevskin. Kreyministri maqedonas sqaroi se me homologun e tij izraelit, diskutuan për aspiratat për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian. "Ne jemi një vend kandidat, ne jemi një vend që kërkon të arrijë të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për t'u bërë një anëtar i NATO-s dhe për të filluar negociatat për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian," tha ai.
Gruevski gjithashtu zhvilloi një një vizitë në memorialin e holokaustit Yad Vashem në Izrael, ku ai vizitoi sallën e emrave - një dhomë e mbuluar me fotografi të viktimave të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore - dhe vendosi një kurorë në hollin e muzeut. Gruevski mbërriti në shtetin hebraik të hënën ku ai mori pjesë në një konferencë biznesit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Izraelit.