Gruevski takohet me kryeministrin kinez Xhiabao
Gruevski e falënderoi Xhiabaon për tërë përkrahjen që Kina ia jep Maqedonisë në disa fusha dhe shprehu gatishmëri që kompanitë kineze të vijnë dhe të investojnë në Maqedoni.
Siç njoftoi raportuesi i MIA-s ai i konfirmoi kushtet që janë për investim në Maqedoni, veçanërisht në zonat e lira ekonomike ku, në pajtim me ndryshimet aktuale të ligjit, tatimi i fitimit dhe tatimi personal i të ardhurave në 10 vitet e para nuk paguhet, ndërsa pas 10 viteve paguhet vetëm dhjetë për qind që është një nivel shumë i ulët në krahasim me atë që paguhet në shtetet e tjera.
"Madje ofrova, nëse ekziston interes, jemi të gatshëm që të krijojmë edhe një zonë në të cilën do të vijnë më shumë kompani kineze nëse gjejnë se Maqedonia mund të jetë një bazë e mirë për paraqitje në tregun evropian, duke pasur parasysh se Maqedonia ka marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Evropian, se vendi është kandidat dhe ka marrëveshje për tregit të lirë jashë Bashkimit Evropian siç janë Ukraina, Turqia, Shqipëria, ish-vendet jugosllave dhe edhe disa vende të tjera duke përfshirë edhe Zvicrën dhe Norvegjinë”, deklaroi kryministri i Maqedonisë pas takimit me Xhibaon.