Thaçi apelon: Eulex-i nuk do të funksionojë për llogari të një komuniteti kundër tjetrit
Prishtinë - Eulex-i nuk do të funksionojë për llogari të një komuniteti kundër tjetrit. Kështu ka deklaruar kryeministri kosovar, Hashim thaçi duke paralajmëruar çdokënd që i kundërvihet këtij misioni. Ai vlerësoi rëndësinë që Eulex ka për Kosovën dhe për të ardhmen e saj. Shefi i ekzekutivit u shpreh se "Edhe një goditje me gurë kundër partnerëve tanë do të përbënte një sulm kundër procesit të pavarësisë dhe të njohjes së Kosovës . Bëhet fjalë për një mision që do të bashkëpunonte ngushtësisht me institucionet kosovare për të mirën e vendit dhe të të gjithë qytetarëve ". Eulex-i pritet të funksionojë zyrtarisht të martën më 9 dhjetor