Cërvenkovski: Greqia po keqpërdor të qenit anëtare e NATO-s dhe BE-së
Berlin - Greqia është duke u përgatitur të keqpërdorë përsëri pozicionin e vet në vendet anëtare dhe të bllokojë integrimin e Maqedonisë në BE. Kështu ka deklaruar Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, i cili mori pjesë në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare "Sfidat dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë- vështirësitë në rrugën drejt familjes euroatlantike" e cila mbahet sot në Berlin në organizim të fondacionit "Fridrih Ebert". Sipas agjensisë së lajmëve MIA, Cërvekovski përmendi Samitin e NATO-s në Bukuresht kur Greqia e pengoi integrimin e Maqedonisë në Aleancë, për shkak se siç tha, "në vend të interesit rajonal dhe më të gjerë të NATO-s, ka përcjellë vetëm politikën e vet kombëtare të bazuar në histori, e jo në kontekstin real strategjik".
"Teza ime kyçe në këtë pjesë është se pa perspektiva të qarta evroatlantike asnjë vend ballkanik nuk mund të përparojë në çështjet më të rëndësishme, sikurse demokracia, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi mes fqinjëve", nënvizoi i presidenti Cërvenkovski.