E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO: Të vendoset sa më shpejt EULEX-i

Bruksel-Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë kërkuar dislokimin e shpejtë të misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës. Në një takim të mbajtur sot në Bruksel, ata kanë kërkuar nga Serbia dhe pushteti në Kosovë që të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët në vend, gjatë dhe pas bartjes së kompetencave.

“Në Kosovë do të mbetet prania e fuqishme e KFOR-it, në bazë të Rezolutës 1244, dhe se ai do të bashkëpunojë përgjatë tërë Kosovës me Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë “për një Kosovë stabile, demokratike, multietnike dhe të qetë”-thuhet në deklaratë të dalë pas takimit.

"Vendosja e shpejtë e EULEX-it në tërë territorin e Kosovë është prioritet urgjent dhe në këtë kontekst e vërejmë deklaratën presidenciale të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur më përkrahjen për rikonfigurimin e UNMIK-ut”-vijon deklarata.
Ata presin që të gjitha palët të ndihmojnë që të parandalohet çfarëdo dhune, kështu që kanë potencuar domosdoshmërinë e “bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë akterët ndërkombëtarë, sikur edhe me pushtetin në Kosovë”.

Ministrat gjithashtu kanë theksuar se NATO-ja është e gatshme që ta luajë rolin e saj në ndryshimin e realitetit në të ardhshmen, ku theksohet puna për krijimin FSK-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›