E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski:SHBA s'mundtë zgjidh problemetgreko-maqedonase

WASHINGTON-  Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski deklaroi dje se nuk pret që as Shtetet e Bashkuara, as ndonjë vend tjetër të zgjidhin mosmarrëveshjen greko-maqedonase për emrin e vendit.

Zoti Gruevski thotë se vetëm Maqedonia dhe Greqia mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje, duke vënë në dukje se zyrtarët maqedonas duhet ta mbajnë vëmendjen tek kjo çështje.- bën të ditur voa.

Udhëheqësi maqedonas i bëri komentet dje në mbrëmje pasi u takua me nënpresidentin amerikan Xho Bajden në Uashington. Gjatë qëndrimit Gruevski ka zhvilluar një takim dhe me zonje Klinton.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton i tërhoqën vëmendjen kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për bllokimin e procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Biden dhe Klinton, në takimet e realizuara veçmas me kryeministrin e Maqedonisë, i kanë bërë me dije këtij të fundit nevojën për zgjidhjen e shpejtë të kontestit të emrit, një zgjidhje që siç bëhet e ditur duhet të vijë nga dy vendet e përfshira në këtë proces.

Vizita e kryeministrit maqedonas në Shtetet e Bashkuara përfundoi dje.

Greqia do që Maqedonia ta ndërrojë emrin, pasi një rajon në Greqi ka të njëjtin emër. Maqedonia nuk ka pranuar. Greqia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në të dyja këto organizata për shkak të kësaj çështjeje.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›