Wikileaks: Berluskoni i dëmshëm për Italinë
MILANO - ‘Një qeverisje joefikase dhe e papërgjegjshme. Përdorim i shpeshtë i institucioneve publike për të fituar avantazhe elektorale. Brishtësi në qeverisje, faktor që e bëjnë Italinë "aleati më të mirë" të Shteteve të Bashkuara ose më mirë një aleat të fortë, në të cilën Amerika është e përgatitur për të kërkuar favore’: - mban firmën e ambasadorit amerikan për Italinë Ronald Spogli.
Dosje të reja tronditëse priten të zbardhen këto ditë nga Wikileaks për Italinë. Mediat italiane raportojnë se dosjet përmbajnë materiale sekret që tregojnë, në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet mes Romës dhe Uashingtonit.
Janë rreth 4 mijë dokumente që nisin serinë e botimit në dy gazeta italiane; “La Repubblica” dhe “Espresso”.
Dokumentet pritet të zbardhin dhe qëndrimin e vërtetë të Italisë, për Irani, botën Arabe, vendet e Mesdheut dhe strategjinë e saj me fqinjët.
Ky është publikimi më i fundit i Wikileaks. Në këto dokumenta të siti-t më të njohur; i cili po bën bum me informacionet e tij sekrete mbi qeveritë e mëdha apo të vogla të botës, këtë radhë vë në shënjestër Italinë, bashkë me kryeministrin e vendit Berluskoni dhe ambasadorin Ronald Spogli. Dokumentet sekrete bëhet e ditur se kanë rrjedhur nga shërbimet sekrete dhe kontrollet duke pasuruar site-in e Assange. ‘Personalitete që "zbulojnë" një Itali e cila paraqitet kryelartë në arenën ndërkombëtare, por që në të vërtetë ka shumë pak për të thënë, këto janë fjalët e ambasadorit Spogli.
Është po ambasadori Spogli i cili denoncon sjelljen e shefit tw qeverisë së Italisë, Silvio Berluskoni. ‘ Ai me gafat e tij të shpeshta dhe zgjedhje e dobëta të fjalëve ka ofenduar pothuajse çdo kategori të qytetarëve italian dhe çdo lider Europian. Ambasadori vijon duke thënë: "gatishmëria e tij për të vënë interesat personale mbi ato të shtetit e kanë dëmtuar reputacionin e vendit në Evropë dhe për fat të keq kanë një ton komik për prestigjin e Italisë në shumë degë të qeverisë së SHBA."
(e.m/corriere/BalkanWeb)