E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zidan e Deshamp me doping?

Në 1998-ën, kur trikolorët fituan Kupën e Botës, “analizat e gjakut” të disa prej futbollistëve “kishin vlera jo normale”. Sidomos ato të Zidanit dhe Deshampit. Këto janë fjalë të Zhan-Pier Paklet, mjek i Bluve në 2004-ën dhe 2008-ën, në një libër ku kritikon trajnerin Rajmond Domenek.

Sipas mjekut, Zidan dhe Deshamp mund të kenë marrë “substanca stimuluese” në kohën kur luanin te Juventusi. Paklet, që ka publikuar përmbajtjen e librit në të përditshmen franceze “Le Parizien”, pasi ka hedhur akuza ndaj dy legjendave, është zhveshur nga çdo lloj përgjegjësie që mund të bjerë mbi të.

“Kam thënë atë që të gjithë e dinë. Nuk kam shpikur asgjë”, vijon ai, duke drejtuar gishtin në një farë mënyre te Juventusi: “Nuk them se ata (lojtarët) janë përgjegjës. Them që mund të kenë marrë substanca të ndaluara në periudhën kur luanin për Juven”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›