Grup pune për shqyrtimin e statusit të minatorit
Zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali, sqaroi dje publikisht lidhur me ngritjen e grupit të punës, për të studiuar mundësitë për realizimin konkret të statusit të minatorit.
Sipas Alibalit, ky grup ka nisur nga puna me legjislacionin për çështjen e statusit të minatorit. Zëvendësministri i Ekonomisë kërkoi bashkëpunimin e grupeve të interesit, në mënyrë që të arrihet në kompromis dhe që statusi i minatorit të jetë një ligj në përputhje me ligjet e vendit, Kushtetutën, por edhe me standardet e Bashkimit Europian.
“Me të mbaruar punë, grupi i punës do të nisë takimet me sindikatat, në mënyrë që ligji të plotësojë problematikat. Grupi i punës është i hapur edhe për partitë, opozitare ose jo, që të bëjnë oponencën e tyre”, sqaroi zëvendësministri Neritan Alibali. Sipas tij nuk mund të kemi një ligj për statusin e minatorit, i cili të kapërcejë ligjet shqiptare dhe standardet e Bashkimit Europian.
#