E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telekomi gjerman, 30% e drejtueseve, gra

Gjermani

Kompania telefonike gjermane, “Deutsche Telecom”, prezantoi një sistem të ri për punësimet e reja. Bëhet fjalë për një sistem-kuotë, që parashikon që deri në vitin 2015, 30% e menaxherëve të lartë dhe të mesëm të kompanisë të jenë femra. Kjo është shoqëria më e madhe dhe më e fuqishme e “Telekomit” në të gjithë kontinentin e Europës dhe është e para firmë gjermane që ndërmerr një zotim të tillë, zbatimin e të cilit do ta nisë që ta realizojë që këtë vit. “Duke pasur në nivelet drejtuese një numër më të madh grash, aftësia e efikasitetit në punë do të rritet shumë”, bëri të ditur shefi ekzekutiv i firmës, Rene Oberman. Aktualisht, në pozicionet drejtuese të saj vetëm 13% janë gra, ndërkohë që 60% e personave të diplomuar në Gjermani në fushën e biznesit janë femra. “Vendimi që kemi marrë nuk ka të bëjë aspak me shtrëngimin e detyruar për një barazi. është një çështje e drejtësisë sociale dhe një nevojë kategorike e jona për sukses”, ka deklaruar numri një i “Deutsche Telecom”.

Sistemi i kuotimit në futjen e grave në poste të rëndësishme ka qenë pjesë e projekteve të shumë qeverive. Në Norvegji është e detyrueshme për të gjitha kompanitë dhe firmat që gratë të përbëjnë 40% të posteve drejtuese. Bëhet fjalë për një ligj që ka hyrë në fuqi në vitin 2008. Spanja dhe Franca gjithashtu kanë aprovuar një ligj që nxit pranimin e grave dhe vajzave në postet drejtuese të kompanive të tyre. Në Gjermani, vetëm 2.5% e të gjithë anëtarëve ekzekutivë në 200 kompanitë më të mëdha të vendit janë gra, përfshi edhe sektorin financiar. “Iemens” është e vetmja kompani gjermane e madhe që ka një grua në bordin drejtues.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›