Grupet e numerimit te votave PS i merr anetarin PBDNJ

Tirane - Partia Socialiste i merr Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut anetarin per grupin e numerimit te votave. Ne vendimin qe pritet te merret sot KQZ pritet qe te miratoje edhe perberjen e grupeve te numerimit te votave.
Edhe pse balanca midis forcave politike te dy kraheve do te respektohet opozita do te kete vetem anetare socialiste ne grupet e numerimit. Perberja e re e cila eshte e ndryshme nga zgjedhjet e kaluara ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve te kaluara parlamentare ku e vetmja parti opozitare qe ka mundur te marre me shume se dy deputete ky eshte kushti per te patur anetare ne grup numerimi eshte Partia Socialiste.
Aleati i saj Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut edhe pse ka fituar te drejten per te pasur komisionere ne Zonat e Administrimit te votave dhe ne qendrat e votimit nuk do te mund te kete perfaqesues ne nje nga proceset me delikate te zgjedhjeve ate te numerimit te votave.
PBDNJ mundi te marre nga zgjedhjet e pergjithshme legjislative vetem nje deputet duke mos plotesuar kushtin qe percakton Kodi per te pasur anetare ne GNV.
Vendimi
Administrata e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka hartuar projektvendimin Per caktimin e Partive Politike te cilave u lind e drejta te propozojne anetarin e trete dhe te katert te GNV-ve per zgjedhjet e Organeve te Qeverisjes Vendore te dates 8 maj 2011. Sipas relacionit qe e shoqeron sqarohet se anetari i trete dhe i katert i grupeve te numerimit zgjidhet midis listes se partive politike te shumices parlamentare dhe listes se partive te opozites te regjistruara ne zgjedhje dhe qe kane fituar jo me pak se dy mandate ne zgjedhjet parlamentare pararendese per Kuvendin e Shqiperise duke perjashtuar partite qe propozojne kryetarin dhe zevendeskryetarin e KZAZ-ve.
Sipas draftit te KQZ-se thuhet se nga lista e partive te shumices parlamentare eshte vetem Partia Levizja Socialiste per Integrim qe ploteson kriteret e ketij neni dhe rrjedhimisht kjo parti do te propozoje anetarin e trete te grupeve te numerimit te votave. Ne kete logjike duke qene se ne listen e partive politike te opozites parlamentare nuk ka parti qe te plotesoje kerkesat e nenit 96 pika 1 per arritjen e baraspeshimit politik shumice-opozite Komisioni qe merret me administrimin e zgjedhjeve ka vendosur qe e drejta per propozimin e anetarit te katert te grupeve te numerimit te votave per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore te dates 8 maj 2011 do ti perkase Partise Socialiste te Shqiperise.
Procesi i numerimit te votave ka qene nje nga me problematiket ne zgjedhjet e kaluar parlamentare te vitit 2009. Problemet jane konstatuar edhe nga organizmat e huaj te cilet i pasqyruan ne raportet e tyre per ecurine e procesit. Sipas raportit te pergatitur nga vezhguesit e OSBE/ODIHR-it procesi i numerimit shkoi keq ne 22 nga 66 qendra.
Transparenca ne procesin e numerimit ishte negative ne 11 qendra. Perfaqesuesit e partive politike dhe vezhguesit e pavarur u penguan te vezhgonin ne respektivisht 18 dhe 17 qendra. Ne shume raste kamerat nuk tregonin te dyja krahet e fleteve te votimit si dhe nuk u regjistruan kontestimit e vezhguesve - thuhet ne raport per zgjedhjet e dy viteve me pare.
ODIHR verejti se ne jo pak raste perfaqesuesit partiake bllokuan dhe vonuan procesin. Ata kane konstatuar gjithashtu pranine e kandidateve te ndryshem ne qendrat e numerimit si dhe pranine e personave te paautorizuar ne 49 qendra numerimi nga 66 qe ishin gjithsej ne te gjithe vendin. Nderkohe KQZ vendosi qe ti kerkoje prefektit te qarkut Shkoder qe sjelle propozime te reja per vendin ku do te numerohen votat per KZAZ 42 e zones se Bushatit.
Te dy palet rane dakord qe te shikohet mundesia qe ky vend numerimi te jete edhe jashte kesaj zone per te shmangur situatat tejet te veshtira qe u krijuan ne zgjedhjet e 2009.
PS policia presione mbi mbeshtetesit
Partia Socialiste denoncoi dje strukturat e Policise se Shtetit se po ushtrojne presion mbi anetaret dhe mbeshtetesit e kesaj force politike. Perfaqesuesi ligjor i selise roze ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve akuzoi policine se eshte vendosur nen sherbimin e mazhorances per ti ushtruar presione simpatizanteve te opozites ne qytete te ndryshme te vendit dhe vecanerisht ne qytetin e Bulqizes.
Ne Bulqize prej disa ditesh jane instaluar forca policie te ardhura nga qarku Diber. Ky fakt i eshte bere prezent edhe zyres se OSBE/ODHIR-it vecanerisht ODHR-it nga strukturat e PS-se. Mendoj se ky eshte vendi dhe ju mund te kerkoni edhe shpjegime vecanerisht nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Pse keto forca jane instaluar ne kete qytet Pse segmente te caktuara te tyre bejne presione tek anetaret dhe simpatizantet e PS-se
Pse ushtrohen kontrolle vetem ne makina ku jane vendosur postera te kandidatit te PS per Bashkine e Bulqizes - theksoi Gjoncaj. Perfaqesuesi socialiste ne kete institucion i kerkoi KQZ-se qe te nderhyje per marrjen e masave dhe sqarimin e situates se renduar politike ne te cilen ndodhet kandidati i opozites ne kete qytet. Por kryetari i ketij komisioni Arben Ristani i kerkoi perfaqesuesit te majte qe te paraqese verejtjet ne forme te shkruar dhe me pas KQZ do te kerkoje edhe sqarimet e nevojshme nga Ministria e Brendshme.