E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE Tryeza e partive pas zgjedhjeve vendore

VLOR - Prezenca e OSBE-se kam vijuar takimet ne rrethe ne kuader te zgjedhjeve te
ardhshme vendore duke kerkuar angazhimin e partive politike per te shmangur incidentet dhe per te siguruar standardet e duhura. Ambasadori i misionit te OSBE-se ne Tirane Eugen Volfarth zhvilloi dje takime me perfaqesues vendore ne qytetin bregdetar dhe shprehu vleresimin se situata ne Vlore duket paqesore dhe me duket se do te jete me prosperitet zhvillimi i metejshem.

Shqiperia po u afrohet zgjedhjeve lokale te gjithe e dime se po behen pergatitjet teknike dhe duket se ka progres ne kete proces. Te gjitha partite politike po prezantojne programet e tyre. shte koha qe qofte kandidatet per kryetare bashkie apo keshillit bashkiak jane duke prezantuar argumentet e tyre dhe me vjen mire qe ata jane duke sjelle argumente per planet e ardhshme - deklaroi Volfarth.

I pyetur mbi incidentet e ndodhura se fundmi ne fushate ai kerkoi qe keto ngjarje te mos ndodhin dhe njerezi te sillen ne menyre te qyteteruar. Sipas tij vete mbeshtetesit duhet qe te jene me shume bashkepunues. Per sa i perket ndikimit ne keto zgjedhje te tryezes se deshtuar midis partive politike Volfarth theksoi se eshte koha per tu paraqitur nje vullnet i mire jo vetem nga ana e partive qe marrin pjese ne zgjedhje por edhe komisionereve si dhe vete qytetareve qe te marrin pjese ne zgjedhje.

Koha e mire per nje tryeze te perbashket eshte pas zgjedhjeve per te percaktuar zgjedhjet e ardhshme per te permiresuar Kodin Zgjedhor ndersa mendoj se Kodi Zgjedhor per zgjedhjet lokale eshte i mire per te pasur zgjedhje te mira - shprehu qendrimin kreu i OSBE-se ne Tirane.

Ne lidhje me zgjedhjet e parakohshme qe ka kerkuar opozita nese do te kete nje rezultat favorizues ambasadori tha se nuk parashikon ndonje ndryshim ne kete faze por kjo varet nga partite politike dhe menyra si do te sillen ato. Ne takimin e zhvilluar me perfaqesues te Bashkise se Vlores ambasadori i Prezences se OSBE eshte njohur me problematika aktuale ne qytet.

Nenkryetari i kesaj bashkie Edi Leka ka informuar diplomatin nderkombetar me ato cfare shqetesojne bashkine dhe komunitetin por edhe me prioritete te punes se tyre. Leka i ka shpjeguar nder te tjera edhe problematikat si dhe alternativat e deritanishme
per zgjidhje sic ishte ajo e ndertimit te nje landfill per shqetesimin e mbeturinave urbane te qytetit problematike kjo qe ka ardhur ne rritje por mbetet prioritet i Bashkise.

Ne takimin e zhvilluar ne mjediset e Prefektures bashkebisedimi u perqendrua ne situaten zgjedhore nderkohe qe u nenvizua atmosfera e qete qe mbizoteron ne Vlore. Prefekti Eduart Vecani theksoi se listat zgjedhore jane me te mirat e hartuara ndonjehere dhe nder me te mirat ne shkalle vendi. Ai vuri ne dukje se fakti qe subjektet
politike nuk kane ankesa per to perben nje argument per cilesine dhe saktesine e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›