E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historike, Shqiperia ndal Portugaline

Me 10 lojtare per me shume se gjysmen e lojes, kombetarja shqiptare ka ndalur sulmet e pafundme te Ronaldos me shoke fale mrekullive te portierit Beqaj dhe mbrojtjes hermetike.

Shqiperia ka marre nje pike te merituar me nje lojtar me pak kunder skuadres portugeze ne ndeshjen e vlefshme per grupin e pare te eleminatoreve te boterorit 'Afrika e Jugut 2010'.

Kuqezinjte kane arritur te ruajne rezultatin e bardhe 0-0 duke mos lejuar vendasit te shenojne.

Pjesa e pare ka qene pothuajse e barabarte me raste per gol per te dyja skuadrat. Vendasit kane qene me kembengules duke kerkuar patjeter te shenojne.

Ne minuten e 42-te te kesaj pjese perfaqesuesja jone eshte detyruar te luaje me 10 lojtare pas ndeshkimit te Telit me kartonin e dyte te verdhe pas nje nderhyrjeje te parregullte.

Pjesa e dyte e takimit ka folur e gjitha per Portugaline e cila ka mbyllur ne zone djemte e Ari Haan. Megjithate Beqaj nuk ka lejuar prekjen e rrjetes duke shpetuar mrekullisht porten ne disa raste.

Kombetarja jone ka zhvilluar disa kundersulme ku vlen per t’u shenuar nje rast i paster i te sapofuturit ne minuten e 78-te Berisha i cili pas nje daljeje te bukur ne zone gjuan jashte.

Pas ketij takimi Shqiperia merr nje pike duke u ngjitur ne vendin e katert ne grup me te njejten sasi pikesh sa Portugalia e cila ngjitet ne vendin e trete per shkak te golavarazhit me te mire.

Ndodhite e ndeshjes, minute pas minute

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›