E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia, kuqezinjte te kenaqur me rezultatin

Barazimi me Portugaline eshte konsideruar si nje fitore e madhe nga lojtaret e kombetares te cilet me nje lojtar me pak arriten te marrin nje pike me nje nga skuadrat me te forta te Evropes.

Presidenti i FSHF-se ne nje interviste ekskluzive per Top Channel ka deklaruar pas ndeshjes se kombetarja kuqezi ka luajtur me zemer kunder kundershtarit. “Te gjithe tifozet shqiptare sot duhet te jene te kenaqur jo vetem se barazuam kunder nje kundershtari te forte, por edhe sepse barazuam me nje lojtar me pak. Nje falenderim shume te vecante edhe skuadres qe ka luajtur me shume zemer”, eshte shprehur Duka.

Ndersa per numrin dy te Federates se Futbollit, Lutfi Nuri, “shqiptaret duhet te gezohen, jo vetem se sot morren nje barazim, por sepse nje Shqiperi e vogel arriti nje rezultat te madh”.

Kapiteni i kuqezinjve, Altin Lala pohoi se me barazimin e djeshem u kompensua edhe loja e dobet me Hungarine. “Gjeja me e keqe ne keto dy ndeshje eshte se nuk fituam me Hungarine, por me kete ndeshje beme dicka te mire. E merituam barazimin, pavaresisht se humbem dy shanse”, tha Lala.

Per Ervin Skelen rezultati ne Portugali eshte nje lehtesim pas humbjes hungareze. “Jam shume i kenaqur dhe ky barazim me ben te ndjehem pak me mire”, pohoi vlonjati.

Ndersa Klodian Duro theksoi se takimi i djeshem eshte nder me te veshtiret qe kombetarja jone ka luajtur. “Arritem nje pike shume te mire sepse nuk eshte e lehte dhe jo gjithmone mund te arrish nje pike ne kete fushe, une do thosha nder me te veshtirat deri tani. Megjithate mendoj se ekipi rriti mobilizimin pas mbetjes me 10 lojtare. Mendoj se te gjithe djemte jane per t’u falenderuar se luajten shume mire. Te gjithe duhet te besojne te kjo kombetare”, tha Duro.

Nderkohe Ervin Bulku u shpreh i lumtur pas nje rezultati pozitiv me nje nder ekipet me te medhenj ne bote. “Eshte nje kenaqesi te luash perballe ekipeve te medhaja dhe te arrish nje rezultat pozitiv. Me shume eshte e rendesishme sepse vetem me 10 lojtare qe prej pjeses se pare, perballuam nje nder ekipet me te medha ne Evrope. Me shume shpirt ne fushe mund te arrish gjithcka”, tha lojtari kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›