E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A, Franca me "halle" përballë Uruguajit

“Për ne kjo është ndeshja më e rëndësishme e botërorit. Sigurisht që e respektojmë Francën, pasi është nënkampione e botës në fuqi. Por e njohim mënyrën e lojës së tyre dhe jemi gati për t’i mposhtur. Ky është synimi ynë. Do të jetë e vështirë por jo e pamundur”, u shpreh trajneri i Uruguajit, Oskar Uashington Tabarez.

Kurse Rajmond Domenek theksoi se dështimi në ndeshjen e parë është i pajustifikueshëm, pasi sipas tij, futbollistët janë përgatitur në kushtet më të mira të mundshme. Kombëtarja trikolore është përfshirë nga polemika të brendshme, më e fundit prej të cilave ishte vendimi i mosaktivizimit si titullar i golashënuesit më të mirë, Tieri Henri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›