E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdhi koha, e gjithë bota me sytë nga Afrika

Ceremonia e hapjes startoi në orën 14:10 dhe vazhdoi për rreth 45 minuta me këngë e kërcime tradicionale nga kontinenti i zi. Nuk munguan as emra të njohur të muzikës botërore (Shakira, Khaled e të tjerë).

Kostume shumëngjyrëshe të artistëve, flamujt e 32 kombëtareve pjesëmarrëse, të shoqëruar gjatë gjithë kohës nga “vuvuzela”: kjo është ajo që ofroi vendi organizator në ceremoninë e hapjes së kampionatit të 19-të botëror. Në orën 16:00 Afrika e Jugut dhe Meksika do t’i japin jetë futbollit të luajtur.

Në ceremoni mungoi udhëheqësi i afrikanojugorëve, Nelson Mandela. Ish-presidenti anuloi pjesëmarrjen për shkak të vdekjes së stërmbesës 13-vjeçare mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor, pas kthimit nga koncerti festiv me rastin e çeljes së kampionatit botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›