E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Rivali i Tërbunit është vetëm Sukthi

Pukjanët mundin Olimpikun, duke përmbysur rezultatin, kurse Luzi mundet brenda. Pika e parë për Pashtrikun


Rezultatet e javës së 6-të

PASHTRIKU KORABI     1-1

LUZI 2008 SUKTHI         1-2

ERZENI EGNATIA           1-0

TERBUNI OLIMPIK        3-1

Veleçiku – pushim

Renditja

1.Tërbuni                   13        4          1          0          10-3

2.Sukthi                     12        4          0          1          10-4

3.Olimpik                  8          2          2          2          11-7

4.Luzi 2008   7          2          1          2          7-6

5.Erzeni                     7          2          1          2          6-7

6.Veleçiku                 6          1          3          1          2-1

7.Egnatia                    6          1          3          2          2-3

8.Korabi                     5          1          2          2          3-4

9.Pashtriku                1          0          1          5          4-19

JAVA 7 (06.11.2011)

EGNATIA TERBUNI

SUKTHI – ERZENI

KORABI – LUZI 2008

VELEÇIKU -  PASHTRIKU

OLIMPIKU pushim

 

 

Fitorja e Tërbunit i jep lezet sofrës pukjane

 

Nga Riza Tafilaku

 

Tërbuni Olimpik  3-1

Shënues: Pavloviç 63, 93, Begaj 85 / Londo 54

Tërbuni: Citozi, Bektoviç, Shala, Begaj, Udeke, Basriu, Mone, Çoba, Muça, Pavloviç, G.Fuçia (Kurtaj). Trajner: G.Stojku.

Olimpiku: Lika, E.Fuçia, Rexha, Shima, Londo, Rrapo, Brahja, Lame, Biba, Fuçia (Rado), K.Fuçia.Trajer: Nikolin Cocli.

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, E.Muça, P.Simoni (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Shala, Pavloviç, K.Fuçia ,Rexha, Shima, Rrapo Biba

Karton i kuq: Rexha

Tërbuni ka arritur një fitore të bukur ndaj Olimpikut rival, duke I shtuar kështu sofrës pukjane edhe gëzimin, që vjen nga futbolli. Pukjanët e nisin ndeshjen në sulm, por edhe Olimpiku tregon se ka ardhur për pikë. Miqtë luajnë me një mbrojtje të ngjeshur, pasi u intereson edhe barazimi në këtë transfertë. Në minutën e 17-të Udeke godet nga 25 metra, por jashtë kuadratit. Pavloviç ka dy raste të mira afër fundit të pjesës së parë, por edhe ai nuk arrin të shënojë, ndërsa Fuçia gabon më pas përballë portierit mik.

Nuk ka  gola në 45 minutat e para dhe pjesa e dytë e gfjen Tërbunin të gjithin nësulm. Dhe kur pritej goli i Tërbunit, në minutën e 54-t vjen ndëshkimi nga Olimpiku. Pas një aksioni të bukur, Londo gjen rrjetën e pukjanëve dhe 0-1. Goli i pësuari shkund pukjanët, që reagojnë menjëherë. Udeke i shpëton mbulimit të mbrojtjes mike, futet në zonë dhe pengohet në mënyrë të parregullt. Gjyqtari Pjetrushi, pa hezituar, arkodon 11-metërsh dhe Pavloviç barazon shifrat në 1-1.

Mone provon me një gjuajtje nga rreth 25 metra dhe topi përplaset në traversën e portierit Lika. Sulmet e vendësve shtohen dhe në minutën e 86-të, pas një krosimi nga e djathta, kapiteni Begaj godet me kokë, duke e kaluar Tërbunin në avantazh. Gjyqtari Pjetrushi arkordon 5 minuta shtesë dhe përsëri Pavloviç godet brenda zonës dhe shënon golin e 3-të për pukjanët.

Pas ndeshjes, trajneri i Tërbunit, Gentian Stojku, u shpreh: Ne e kërkojmë gjithmonë fitoren përmes lojës, përmes një futbolli korrekt. Pavarësisht se në pjesën e parë nuk shënuam, luajtëm mjaft mirë. Çdo ndeshje duhet vlerësuar në maksimum, sepse duhen marrë 3 pikët. Një falënderim të veçantë kam për tifozërinë pukjane, që është për ta pasur zili.

Troplini i jep tri pikë Erzenit në një ditë të keqe

 

Nga Hysen Varoshi

Erzeni Egnatia     1-0

Shënues: Troplini 75

Erzeni: Haxhi, Sharka, Gjura, Bajrami, Troplini, Halili (Xhenari 50), Përmeti, Bllaca, Arapi, Jazexhiu (Nikaj 85), Lamnica (Tuda 80).

Trajner: F.Dollaku.

Egnatia: Çaku, Çemeri, Leka, Dudija, Kasa, Mahmutaj (Gjondeda 75) Rroca, Lapi, Dauti (Dushi 70), Rakipi (Çollaku 70), Isufi.

Gjyqtarë: E.Ruçi, A.Paçi, E.Degaj (Fier)

Kartonë të verdhë: Mahmutaj, Lapi, Jazexhiu

Një gol i Troplinit çerek ore para fundit të ndeshjes i ka dhënë fitoren Erzenit, që ka pritur Egnatian në stadiumin Tofik Jashari. Loja ka nisur me ritëm të lartë, me shijakasit në kërkim të golit. Në minutën e 18-të, Rroca nga afër godet me kokë, por pret në dy kohë Haxhi. Më pas është Isufi, në afërsi të zonës, që godet rreptë dhe topi përplaset në traversë. Në minutën e 30-të Përmeti ka një rast të mirë brenda zonës, ku godet fort, por Çako bën mrekullinë. Miqtë janë më të organizuar dhe në sulm shfaqen të rrezikshëm, por pa konkretizuar në asnjë rast.

Futbollistët e Erzenit e ulin ritmin e lojës, nuk kanë saktësi në pasime dhe e teprojnë me mbajtjen e topit. Dauti I Egnatias, pak metra para portës, godet bukur dhe përsëri Haxhi e shpëton portën. Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërkohë që edhe e dyta nis më mirë për rrogozhinasit. Egnatia është më e qartë në të gjitha aspektet.

Erzeni vazhdon të bëjë shumë gabime dhe nuk ka rrezikshmëri në sulm. Në minutën e 75-të Troplini depërton bukur, mashtron portierin mik dhe e dërgon topin në rrjetë. Goli i çliron vendësit, por Egnatia nuk dorëzohet. Gjithsesi, shijakasit mbrohen fort deri në fund dhe marrin një fitore të çmuar në fushën e tyre.

Luzi, humbje befasuese në shtëpi me Sukthin

Nga Makonda Dushku

Luzi 2008 Sukthi  1-2

Shënues: Kapo 66 / Loci 59, Rakipi 92

Luzi 2008: Luto, Melani, Lusha, Kapo, Suta, Dahriu, Lena, Gega, Allushi, Shkoza (Bareti), Buna (Droboniku). Trajner: L.Lusha.

Sukthi: Doda, Kalluci, Gjipali, Deliallisi, Qato, Curri (Brahimllari), Vora (Rakipi), Hatia, Loci, Gashi, Varoshi (Balla). Trajner: Xh.Kapllani.

Gjyqtarë: B.Breshanaj, A.Nase, A.Shkreta (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Gjipali, Lusha, Dahriu, Loci, Suta, Brahimllari

Pritej që Luzi 2008 të fitonte në fushën e tij ndaj Sukthit, por kjo nuk ka ndodhur. Madje ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundëshme për këtë ekip, që ka nuk ka marrë asnjë pikë, pasi fati u ka buzëqeshur miqve nga Sukthi në fund. Ata kanë shënuar në shtesë golin e fitores dhe janë larguar me 3 pikë, që ndoshta as vetë nuk i kishin menduar para ndeshjes. Luzi, pas këtij hapi fals, mbetet shumë prapa me pikë.

Në fakt, Luzi ka luajtur mirë dhe ka krijuar raste për shënim, ndërsa në një rast ka goditur edhe traversën me anë të Lushës, por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë të gjithë prisnin golin e vendësve, por pak minuta pas fillimit të saj ka befasuar Sukthi me golin e Locit. Natyrisht që Luzi ka reaguar dhe është vënë në kërkim të golit, që vjen pas 7 minutash nga Kapo.

Vendësit luajnë të gjithë në sulm, pasi duan medoemos fitoren, por në kohën shtesë vjen ndëshkimi për herë të dytë nga Sukthi, që shënon golin e fitores me anë të një kundërsulmi të finalizuar nga Rakipi. Eshtë një humbje, që sikur i pakëson shanset e Luzit për të qenë në krye të grupit.

Pashtriku i gëzohet pikës së parë, dibranët i pengon shtylla

Nga Bashkim SHALA

Pashtriku Korabi            1-1

Shënues: Kamberi 89 (11-metërsh) /  Gjana 63

Pashtriku: Laknori, Peka, A.Meraj, Xhebexhia (E.Sheta 66), M.Meraj, Gradica, A.Sheta (Mariqi 66), Geca, Bardhoshi, Kamberi, Brasha. Trajner: A.Poga.

Korabi: Islami, Ndreka, Sinani, B.Doçi, I.Doçi, Gjana,Kacnia, Adili, Alimani,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›