Grupi B: Partizani bind me Sopotin, i afrohet kreut
Udhëheqin me pikë të barabarta Tepelena dhe Bilisht Sporti, që ndiejnë kërcënimin e të kuqve
Rezultatet e javës së 6-të
TURBINA DOMOSDOVA 2-0
KELCYRA TEPELENA 1-2
PARTIZANI SOPOTI 2-0
BILISHT SPORT PERMETI 2-0
ALBPETROL NAFTETARI 1-0
MEMALIAJ DELVINA 1-1
Renditja
1.Tepelena 12 4 0 2 10-5
2.Bilisht S. 12 4 0 2 11-7
3.Partizani 11 3 2 1 6-4
4.Turbina 11 3 2 1 8-7
5.Sopoti 10 3 1 2 8-6
6.Memaliaj 10 3 1 1 7-6
7.Përmeti 8 2 2 2 8-6
8.Albpetrol 8 2 2 2 6-7
9.Naftëtari 7 2 1 3 10-5
10.Delvina 4 1 1 4 4-9
11.Domosdova 4 1 1 4 3-10
12.Këlcyra 4 1 1 4 3-13
JAVA 7 (06.11.2011)
PERMETI – ALBPETROL
SOPOTI – BILISHT SPORT
TEPELENA – PARTIZANI
DOMOZDOVA – KELCYRA
DELVINA – CERRIKU
NAFTETARI – MEMALIAJ
Partizani bind me lojë dhe rezultat ndaj Sopotit
Nga ILIR CARA
Partizani Sopoti 2-0
Shënues: Gega 6(11-m), Lleshi 64
Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozha, Miska, Bleta (Shkëmbi 91), Lleshi, Gjeçi, Batha, Gega (Verli 83), Gjoka, Alcani (Arifaj 59).
Trajner: P. Musta.
Sopoti: Bërdufi, Hoxha, Deda, Lame, Karaj, Doleqi, Çela (Koçi 46), Rrumbullaku (Nezha 61), Kënga (Alliu 76), Suli, Hajdari.
Trajner: B.Kola.
Gjyqtarë: S.Greca, M.Qose, E.Malo (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Alcani, Hoxha, Doleqi
Partizani, pas fitores në mesjavë me Memaliajn, dje ka vijuar me tripikësh edhe ndaj Sopotit. Ky takim është zhvilluar në kompleksin e Kamzës dhe ka nisur me 10 minuta vonesë, pasi kishte një mosmarrëveshje mes policisë, të deleguarit të FSHF-së, Bujar Pregja, dhe tifozërisë për fushën ku duhej luajtur. Takimi u ndoq nga mbi 500 sportdashës, madje edhe nga Librazhdi kishte ardhur një autobus me tifozë. Të kuqtë e nisin vrullshëm takimin dhe që në minutën e 3-të kanë mundësi shënimi. Në të 5-ën Partizani fiton një 11-metërsh, që Gega e kthen në gol një minutë më pas. Edhe në vazhdim Partizani kryen volum loje, por nuk shënon.
Pjesa e dytë flet për Partizanin, që bind me lojë, duke treguar se po rritet dita-ditës. Në minutën e 64-t, Lleshi ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi dhe 2-0. Të kuqtë shënojnë edhe dy gola të tjerë, por që anulohen për lojë të parregullt. Partizani po tregon se e ka kapur korsinë e duhur për ngjitjen në kategorinë e parë. Këtë takim e kanë ndjekur edhe disa përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, duke treguar se po i qëndrojnë pranë ekipit.
Turbina kalon lehtësisht Domosdovën
Nga Artan Paja
Turbina Domosdova 2-0
Shënues: Rrapushi 20′, Xhafa 65′
Turbina: Gjergji, Zeneli (Mustafaj 38′), Metaj, Koçi, Rrapushi, Kamami, Isaraj (Sopjani 75′), Miraka, Aliaj (Duro 46′), Xhafa, Allkja. Trajner: E.Belshi.
Domosdova: Asamesi, Rira (Karriqi 80′), Kreka, Shuli, Allko, Kllogjeri, Bazha, Duka, Llojku, Polisi (Telallari 75), Çaushi (Sula 65′).
Trajner: L.Rira.
Gjyqtarë: B.Kaimi, F.Maçi, E.Shehu (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Mustafaj, Rrapushi, Xhafa, Rira, Kreka, Kllogjeri
Turbina ka fituar pastër, 2-0, ndaj Domosdovës në stadiumin Nexhip Trungu. Djemtë e drejtuar nga trajneri Engjëll Belshi kanë bindur me lojë dhe me rezultat, por dje kanë shpërdoruar edhe shumë raste para portës së miqve nga Përrenjasi. Këta të fundit janë munduar të rezistojnë, madje kanë krijuar edhe raste për shënim, por mbrojtja cërrikase, me në krye kapitenin Metaj dhe portierin Gjergji, ka qenë në lartësinë e duhur. Goli I parë është shënuar në minutën e 20-të nga Rrapushi, duke bërë që cërrikasit të shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë ka ardhur dyfishimi nga Xhafa dhe Turbina ka marrë 3 pikët. E veçantë e kësaj ndeshjeje ishte aktivizimi i Sopjanit për vendësit, që u dha grintë minutave të fundit. Raste për shënim u shpërdoruan nga Rrapushi, Kamami dhe Miraka. Për miqtë spikati dyshja Shuli-Duka. Turbina ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe tani e pret transferta e Delvinës.
Bilishti 12 pikë, kryeson bashkë me Tepelenën
Nga Leonard Trebicka
Bilisht Sport – Përmeti 2-0
Shënues: Ahmetlli 3′, Xhoga 48′
Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Tirana, Xhixha, Avxhia, Xhoga, Zylyftari, Pino, Gjoni (Pojani 63′), Rrushi (Ruçi 52′), Ahmetlli (Topuzi 83′). Trajner: T. Meraku.
Përmeti: Al. Fishta, An.Fishta, Mata, Brahimaj, Tako (Metushi 71′), Teokoke, Xhepa, G.Kruti (Tare 46′), Qose, Çarçani (Mihali 30′), Gjoka. Trajner: A.Lapaj.
Gjyqtarë: E.Kello, K.Zguro (Korçë), Ll. Qirjazi (Ersekë)
Kartonë të verdhë: Xhixha, G.Kruti, Mata, Xhepa
Bilishtarët i janë kthyer fitores, teksa kanë mundur 2-0 Përmetin. Një fitore e rëndësishme në shtëpi, që e ngjit në krye skuadrën e drejtuar nga presidenti Spartak Meraku, me 12 pikë, aq sa ka edhe Tepelena. Me nga një gol në çdo pjesë vendësit kanë siguruar fitoren në këtë ndeshje. Në minutën e 3-të Ahmetlli bën gjithçka vetë dhe me një parabolë kalon edhe portierin Al.Fishta, duke shënuar golin e parë. Gjoni shërben për Ahmetlliun, por ky i fundit, i vetëm përballë portës, nuk shënon. Pino dhe Zylyftari krijojnë dy rastet e tjera në pjesën e parë, por portieri mik ka shpëtuar Përmetin.
Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, bilishtarët shënojnë edhe golin e dytë. Goditje dënimi dhe Zylyftari e çon topin në zonë për Xhogën, që me kokë e dërgon në rrjetë. Deri në fund ka edhe shumë raste për bilishtarët, që godasin vetëm traversën me Xhogën. “Sëmundja” e bilishtarëve mbeten ndeshjet në transfertë, ku nuk po arrijnë të fitojnë.
Tepelena, 3 pikë për kreun në fushën e Këlcyrës
Nga Roland Suli
Këlcyra Tepelena 1-2
Shënues: Kuro 45 (11-metërsh) / Muho 10, Brahimi 25
Këlcyra: Konini (Xheli 68), K.Kamberaj, Lame, O.Hadaj, Kule (Xhani 46), F.Hadaj, Kuro, Shahini, E.Kamberaj, Pashollari, Plugu (Coli 61). Trajner: R,Spahiu.
Tepelena: Isaraj, Ruçi, Iljadhi, Saka, Skënderaj (G.Gaba 46), Abazi, R.Gaba, Brahimi, Muho (Kasneci 49), Xhafa, Çobaj. Trajner: I.Selimi.
Gjyqtarë: G.Nora, B.Bejko, E.Nelaj (Gjirokastër)
Tepelena del fituese në transfertën e Këlcyrës. Kjo ndeshje është vendosur që në pjesën e parë, kur tepelenasit kanë shënuar dy gola të shpejtë dhe Këlcyra vet