Teuta e para, Shkëndija Tr. e rivalizon
Durrsakët e Teutës shkatërrojnë me 6 gola Bilisht Sportin, ndërsa Vllaznia i shënon 5 herë Skënderbeut. Afrohet edhe Elbasani, që mposht lehtësisht Lushnjën
Bardheblutë rigjejnë fitoren
Tirana Shkëndija Dr. 1-0
Tirana: Çali, D.Njebza, Cara, Habibi, Leventi, Ibrahimi, Gjeçi, Shala, Hoxhallari, Gjasula, Milushi (u aktivizuan: Doda, Nurja, A.Hoxha). Trajner: A.Kola
Shkëndija Dr.: Qypi, Muho, Xhixha, G.Hoxha, Teku, Lusha, Hodo, Gashi, Rezi, Demaliaj, Baba (u aktivizuan: Trajner: A. Kërçova
Shënues: Ibrahimi 54 (11-m)
Kartonë të verdhë: Gjeçi, Ibrahimi, D. Njebza, Cara, Leventi, Hoxhallari / Hodo, G. Hoxha
Karton i kuq: Doda
Gjyqtarë: R.Sadiku, E.Danaj, E.Sinanaj (Elbasan)
Pjesa e parë ka qenë më e ekuilibruar, me Tiranën që fiton terren, por që nuk krijon raste të pastra. Në këtë pjesë veçohet traversa e Hoxhallarit nga distanca. Në të dytën Tirana bëhet më agresive dhe sulmon kryesisht nga krahu i majtë i Shkëndijës, aty ku mund të gjejë të çara. Në minutën e 54-t Tirana fiton një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Ibrahimi. Pak minuta më pas godasin shtyllën e portës së Shkëndijës.
Sulmuesi Rezi, më i miri i Shkëndijës, depërton bukur në qendër dhe përballë Çalit, si rrallëherë, nuk arrin të shënojë. Pak minuta më pas ka një tjetër rast, por që nuk e shfrytëzon si duhet. Në minutën e fundit ai i vidhet përsëri mbrojtjes, por Doda detyrohet ta pengojë ende pa hyrë në zonë. Gjyqtari Sadiku e nxjerr Dodën me të kuqe, si lojtar i fundit, por Shkëndija nuk e shfrytëzon rastin e radhës ideal për gol. E sigurisht nëse Rezi nuk është në ditë të mirë, edhe Skëndija smund të bëjë më shumë. Erjon Hamitaj
Teuta luan tenis me Bilishtin
Teuta Bilisht Sport 6-0
Teuta: Rexhepi, Troplini, Rigo, Memini, Marku, Murati, Çyrbja, Kastrati, Tashi, Petro, Beqja (u aktivizuan: Haxhia, Xh. Abazaj, E. Tepshi). Trajner: G. Begeja
Bilisht Sport: Mullaj, Babi, Xhaholli, Xhabej, Zili, Koplara, Fifo, Kaprelli, Pleshti, Çuko, Hyska (u aktivizuan: Canaj). Trajner: A. Begolli
Shënues: Petro 10, 70, Murati 25, Memini 40, Marku 53, Beqja 55
Gjyqtari: F. Beqiri, O. Grabova, H. Troka (Fier)
19-vjeçarët ia kanë zbardhur faqen Teutës për futbollin e moshave, teksa ndryshe nga më të vegjlit, kanë arritur një fitore të pastër dhe të thellë ndaj modestëve të Bilisht Sportit. Rezultati tenistik i përshtatet asaj që të dyja skuadrat dhanë në fushën e blertë. Serinë e golave e hap Petro në minutën e 10-të, që pasohet nga goli i Muratit në të 25-n, ndërsa në mitën e 40-të të kësaj pjesë trefishon Memini.
Por Teuta nuk e mbyll me kaq. Në 45-minutëshin e dytë shënojnë gjithashtu Marku dhe Beqja, ndërsa e mbyll takimin Petro në të 70-n, i njëjti futbollist që hapi serinë e golave për Teutën. Me këtë fitore durrsakët e Teutës shkëputen të vetëm në krye të renditjes.
Dorian Agolli
Goleadë e shodranëve
Vllaznia Skënderbeu 5-1
Vllaznia: Curri, Nikshiqi, Lekaj, Balaj, Ujkaj, Dema, Tafa, Jubani, Guri, Markolaj, Mujeci (u aktivizuan Idrizi, Kruja, Halili). Trajner: I. Dibra
Skënderbeu: Qyqja, Buleci, Fortuna, Topulli, Miho, Ropa, Jaupllari, Xhafka, Emini, Kame, Rapo. Trajner. D. Kushe
Shënues: Guri 22, Markolaj 37, Dema 51, 75 (11m), Mujeci 90/ Rapo 57
Gjyqtarë: R. Çokaj, A. Pici , E. Hamiti (Lezhë)
Nëse do të bëhej fjalë për përballjen e superiors, sigurisht që ky rezultat do të kishte bërë përshtypje. Por në një ndeshje të rinjsh nuk mund të bëjë përshtypje, sepse te Vllaznia dukshëm punohet më mire, ose edhe nga fakti që në Shkodër talentët në futboll janë më të shumtë. Kjo u reflektua qartë edhe në takimin e djeshëm. Autor i golit të pare, që zhbllokon rezultatin është sulmuesi shtatlartë Guri.
Vllaznia e kthen në stërvitore, duke gola të tjerë me autorë Markolajn, Demën (që do shënonte dopietë) dhe Mujecin. Golin e vetëm për miqtë e shënon Rapo, por që natyrisht ishte shumë pak për korçarët, të cilët u treguan shumë inferiorë ndaj shkodranëve.
Gjergj KOLA
Elbasanit i mjaftojnë 45 minuta
Elbasani Lushnja 4-2
Elbasani: Gurra, Cani, Gjorga, Ozuni, Gjini, Broshka, Lleshi, Zogu, Uruçi, Dalipi, Lamçja (u aktivizuan: Bajrami, Dunda, Jaupi). Trajner: A. Kila.
Lushnja: Haremi, Çepa, Bakiasi, Orhani, Sharka, Kerçi, Hatija, Qole, Naçi, Shima, Shkurti (u aktivizuan: Sefa, Musaku, Mema). Trajner: R. Baballëku.
Shënues: Uruçi 7, Dalipi 15, Lamçja 34, Ozuni 74/Shima 62, Shkurti 80
Gjyqtarë: E. Hasanaj, D. Vogli, Sh. Shehu (Fier)
Elbasani rikthehet te fitorja dhe këtë gjë e bën mjaft mirë, duke mposhtur ekipin e Lushnjës me rezultatin 4-2. Ndeshja dominohet nga djemtë e trajnerit Kila, të cilët në pjesën e parë kanë shënojnë plot tri herë gola me anë të Uruçit, Dalipit dhe Lamçes. Gjatë 45-minutëshit të parë ekpi mik është shfaqur i pafuqishëm për për të reaguar.
Pjesa e dytë fillon disi me e qetë me vendasit që administrojnë lojën dhe miqtë që përpiqen të reagojnë, duke shkurtuar diferencën e golave në 3-1 në minutën e 62-të me anë të Shimës. Elbasani shënon golin e katërt me anë të Ozunit, pas një goditjeje të bukur me kokë, ndërsa goli i miqve në minutën e 80-të vlen thjesht për statistikë. Rezultati përfundimtar vuloset në shifrat 4-2. Elton Karaj
Gramozi merr fitoren e parë
Gramozi – Luftëtari 3-2
Gramozi: Ymeri, Dake, Gramo, K. Iljazi, Koroveshi (Dhëmbi 41), Kambo, Saliko, Hysenaj, Baçi (Cane 70), Shametaj, Rushiti. Trajner: S. Rustemi.
Luftëtari: Roko, Matushi, Kalemi, Lluka, Shupali (Peçi 41), Garo, Bella, Lazaj, Bedaj (Mamo 72), Gaba (Zhapa 75), Kazma. Trajner: A. Çulli.
Shënues: Rushiti 34, Gramo 39, Kambo (72 11-m), Balla 20, 28
Kartonë të verdhë: Kambo, Peçi
Gjyqtarë: G. Loxe, E. Kotemelo, E. Demiri (Korçë)
Të rinjtë e Gramozit kanë arritur fitoren e parë në kampionat përballë Luftëtarit. Koha tepër e bukur bëri që kolonjarët të zhvillojnë një lojë me rritëm gjatë 90 minutave. Gramozi e nis keq, duke pësuar dy gola me anë të kundërsulmeve, por di të reagojë me anë të Rushitit dhe Gramos.
Kolonjarët nuk e patën të lehtë fitoren e djeshme, pasi lojtarët nga Gjirokastra kanë luftuar shumë për të arritur një rezultat pozitiv në Ersekë. Në pjesën e dytë kolonjarët ishin më kërkues dhe arritën të fitonin një 11-metërsh në minutën e 72-të, pas rrëzimit në zonë të Rushitit. Kambo nuk e ka pasur të vështirë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e fitores për vendasit. Kristi Lilo
Shkëndija i falet Markut
Shkëndija Tr. Dinamo 1-0
Shkëndija Tr.: Shtrepi, Xhakollari, Vladi, Pere, Licaj, Lala, Mersini, Hyseni, Hoxha, Picaku, Marku (u aktivizuan: Ajazi, Gjonaj, Lilaj). Trajner: K. Sterjo
Dinamo: Laçi, Selenica, Dita, Luci, Mnjekaj, Prendi, Bozhanaj, Keta, Matraku, Lubonja, Dikollari (Selimaj, Bejdo). Trajner: D. Mehmeti
Shënues: Marku 47
Kartonë të verdhë: Licaj, Picaku
Gjyqtarë: K. Bajramaj, M. Domi, E.Karaj (Tiranë)
Vijon një tripikësh tjetër për të rinjtë e mjeshtërisë sportive të kryeqytetit. Kjo fitore është shumë e vlerësueshme pasi fituan ndaj Dinamos, që vitin e shkuar kishte pretendime për titullin kampion. Gjithsesi, loja është zhvilluar me ritëm të lartë dhe me shumë pasime. Rruga e rrjetës ka qenë e vështirë për të dyja skuadrat, por jo e pamundur për vendasit, të cilët sapo fillon pjesa e dytë gjejnë të papërgatitur miqtë dinamovitë dhe shënojnë golin me vlerët tripikëshi.
Pas avantazhit të krijuar, djemtë e drejtuar nga Dritan