E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi B: Bilisht Sporti dhe Turbina, dy kryesuesit e rinj

Partizani mbetet po ai. Barazim me Partizanin dhe tifozët shpërthejnë në protesta ndaj Bajkos

Rezultatet e javës së 4-t

DELVINA TEPELENA       0-2

TURBINA SOPOTI   3-2

KELCYRA PERMETI                  1-0

PARTIZANI NAFTETARI  0-0

BILISHT SPORT ALBPETROL 3-0

MEMALIAJ DOMOSDOVA                  2-0

 

Renditja

1.Bilisht S.                   9       3       0       1       8-2

2.Turbina           8       2       2       0       6-4

3.Përmeti            7       2       1       1       7-3

4.Sopoti              7       2       1       1       5-4

5.Memaliaj                   6       2       0       1       5-3

6.Tepelena         6       2       0       2       3-6

7.Albpetrol         5       1       2       1       4-5

8.Naftëtari          4       1       1       2       5-3

9.Partizani                   4       1       1       1       1-2

10.Këlcyra                   4       1       1       2       2-8

11.Delvina                   3       1       0       3       3-7

12.Domosdova 1       0       1       3       2-8

JAVA 5 (23.10.2011)

NAFTETARI – BILISHT SPORT

PERMETI – PARTIZANI

SOPOTI – KELCYRA

TEPELENA – TURBINA

DOMOsDOVA DELVINA

ALBPETROL – MEMALIAJ

Partizan i pafuqishëm, tifozët protestë kundër trajnerit Bajko

 

Nga Ilir Cara

 

Partizani Naftëtari 0-0

Partizani: Nasufi, Çullhaj, Bozha, Miska, Shkëmbi, Lleshi (Sokoli 85), Bleta, Batha, Gjeçi, Gega (Verli 52), Alcani (Gjoka 62).

Trajner: N.Bajko.

Naftëtari: Kora, Kaja, Gucaj, Baku, Meta, Koroveshi, Koni, Balluku (Lila 65), Memishaj, Mullaj, Avdo (Zylyftari 75) (Daci 83).

Trajner: B.Fraholli.

Gjyqtarë: A.Kastrati, A.Mehmetaj, F.Thorja (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Bleta, Baku, Meta, Koroveshi, Kaja (2)

Kartonë të kuqë: Baku, Kaja, Perlat Musta (stol)

Takimi mes Partizanit dhe Naftëtarit, i zhvilluar në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamzë, ka përfunduar në barazim, 0-0. Ky takim u karakterizua nga një lojë e nivelit të dobët, ku skuadrat luanin sipas parimit bjeri ti biem. Partizani, me atë që po shfaq këto javë të para, veçanërisht edhe dje ndaj Naftëtarit, tregon se është po ajo skuadër e pashpresë, që nuk ndërton asnjë aksion të rrjedhshëm. Partizani dhe Naftëtari treguan se janë shumë larg asaj që kanë dhënë dikur.

Pjesa e dytë pati tension dhe nuk munguan kartonët e kuq. Në minutën e 79-të, Baku merr të kuq për ofendim të gjyqtarit anësor. Për kontestim të gjykimit dënohet me të kuq edhe trajneri i portierëve të Partizanit, Perlat Musta, kurse në të 92-ën Kaja merr të verdhin e dytë për vonesë loje. Takimin e ndoqën një numër i konsiderueshëm tifozësh të kuq, që në fund të ndeshjes kanë protestuar para dyerve të kompleksit, duke kërkuar që Neptun Bajko të mos jetë më trajner.

Ata kërkonin të ballafaqoheshin me trajnerin, por ka qenë e pamunduar, pasi ai është larguar me makinë. Zemërimin ua kanë përcjellë trajnerëve Musta dhe Pelinxhi, të cilëve u kanë thënë se fajtori kryesor është Bajko. I pranishëm ishte edhe Bejkush Birçe, që është pjesë e stafit kuçovar. Atij i është kërkuar të vijë e të marrë në dorë fatet e Partizanit.

Derbi është i Turbinës,  edhe pse me 10 lojtarë

Nga Artan Paja

Turbina Sopoti 3-2

Shënues: Xhafa 21′, Rrapushi 30′, Isaraj 53 / Hajdari 46 (11-metërsh), Suli 86′

Turbina: Dyrmyshi, Zeneli, Miraka, Metaj, Koçi, Rrapushi (Allkja 80′), Kamami, Isaraj, Xhafa, Xhelili (Duro 71), Saliu (Korkuti 87′). Trajner: E.Belshi.

Sopoti: Bërdufi, Bahiti, Karaj, Hoxha, Aliu (Muça 47), Doleqi (Nezha 65′), Roçi, Hajdari, Kënga, Rrumbullaku (Çela 70′), Suli. Trajner: B.Kola.

Gjyqtarë: E.Kello, Ll.Qirjako, A.Pelo (Korçë)

Kartonë të verdhë: Dyrmyshi, Koçi, Isaraj, Xhelili, Saliu, Bahiti, Muço, Hajdari.

Karton i kuq: Miraka

Turbina ka mposhtur Sopotin në derbin e prefekturës, me rezultatin 3-2. Formacioni i trajnerit Belshi ka marrë 3 pikët, pasi ka bërë një lojë mjaft të mirë. Sfida e luajtur në stadiumin “Nexhip Trungu” ka dhuruar emocione të mëdha nga të dy ekipet, që kanë luajtur hapur. Nuk ka munguar grinta dhe agresiviteti, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit midis dy tifozërive. Turbina e ka nisur mirë takimin, duke e kërkuar golin, që ka ardhur në minutën e 21-të nga Xhafa, pas asistit të Isarajt.

Cërrikasit janë më kërkues dhe shënojnë për herë të dytë në portën e Bërdufit. Në të 30-ën, topi i krosuar në zonë nga Rrapushi shkon në rrjetë, i ndihmuar edhe nga era. Me fillimin e pjesës së dytë Sopoti shfaqet rrezikshëm dhe godet qysh në minutën e parë drejt portës së Dyrmyshit, por topi ndalet me dorë  nga mbrojtësi Miraka.

Gjyqtari kryesor nuk heziton, nxjerr të kuqen dhe akordon 11-metërsh, që kthehet në gol nga Hajdari. Miqtë marrin zemër dhe hidhen në sulm për të barazuar, pasi janë në superioritet numerik. Por Turbina befason me anë të Isarajt në të 53-ën, ndërsa Sopoti shkurton diferencën 4 minuta para fundit me Sulin. Turbina merr 3 pikë me vlera, duke bërë edhe një lojë bindëse.

Bilishtarët, 3 gola patosarakëve për të marrë kryesimin

 

Nga Leonard Trebicka

 

Bilisht Sport – Albpetrol 3-0

Shënues: Rrushi 14′, Ahmetlli 70′, Ruçi 86′

Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Avxhia, Tirana, Xhoga, Zylyftari, Todo (Marku 82′), Pino (Pojani 48′), Xhixha, Ahmetlli (Ruçi 71′), Rrushi. Trajner: T.Meraku.

Albpetrol: Hazizi (Kapaj 46′), Faslliaj, Nako, Prifti, A.Arapi (Bleta 46′), Bratja, K.Arapi, Tafa, Kopaçe, Goxhaj (Aliçaushaj 44′), Roli. Trajner: A.Ymeraj.

Gjyqtarë: R.Shosha, R.Zhuli, P.Goxhaj (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Ahmetlli, Xhelollari, Xhixha

Bilisht Sporti, pas fitores 3-0 ndaj Albpetrolit, ka marrë kryesimin e grupit të jugut, pasi ka grumbulluar 9 pikë në 4 ndeshje. Fitorja e djeshme ka qenë më se e merrituar, pasi bilishtarët kanë komanduar për 90 minuta dhe mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë. Të parët rrezikojnë miqtë, ku Nako gjuan me kokë, por Xhelollari nuk lejon të preket rrjeta. Në të 14-ën vjen goli për bilishtarët.

Pas një goditjeje nga këndi, Rrushi godet saktë me kokë dhe 1-0. Në të 25-ën vendësit humbasin një rast të pastër po me Rrushin, që pasi merr një top nga Xhoga, e nxjerr topin jashtë. Bilishtarëve u anulohet një gol në të 28-ën për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me një gjuajtje të Rolit, por pa rezultat.

Në të dytën vendësit rritin presionin, por Zylyftari, Ahmetlli dhe Rushi nuk arrijnë të dyfishojnë. Duhej të vinte minuta e 70-të, që Ahmetlli të shënonte golin e sigurisë, kurse Ruçi shënon edhe të tretin 4 minuta para fundit, pas pasimit të Xhixhës. Bilisht Sporti fiton 3-0 dhe tani komandon grupin e jugut, duke treguar se është pretendent serioz për në kategorinë e parë.

Këlcyra triumfon në derbi, Përmeti ankohet për ashpërsi

Nga Roland Suli

 

Këlcyra

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›