E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbasin të parat, Teuta merr kreun

Ada bëhet pengesë për Shkëndijën e Durrësit, ndërsa Dinamo tregon veten në transfertë. Skënderbeu humet thellë me Shkëndijën T., kthehet me këmbë në tokë

 Shkumbini, i paaftë të ruajë rezultatin

Tirana Shkumbini 4-2

Tirana: Çali, F.Njebza (D.Njebza 50), Habibi, Tarja, Taku, Saliaj (Ibrahimi 46), Doda, Gjeçi, Bogdani, Cara (Zajmi 55), Leventi. Trajner: A.Kola

Shkumbini: Demrozi, Karaj, Bashvogli, Dervishi, Asllani, Kasa, Meta (Bardhi 46), Lamçja, Beqiri, Nexha, Branica. Trajner: Xh. Lundraxhiu

Shënues: Leventi 34, 53, Ibrahimi 85, Taku 87 / Kasa 10, Karaj 18

Kartonë të verdhë: F.Njebza, Cara, Gjeçi / Bashvogli, Nexha, Karaj, Dervishi, Kasa

Kartonë të kuq: Çali / Asllani

Gjyqtarë: K.Kotis, N.Bregasi, L.Haka (Tiranë)

Ndeshja fillon me sulme të njëpasnjëshme të Shkumbinit, që gjen golin e parë në minutën e 10-të. Kasa përballë portës së Tiranës nuk fal dhe 0-1 për Shkumbinin. Nuk orientohen me lojën vendasit dhe sërish përfitojnë miqtë, që pas 8 minutash gjejnë golin e dytë me Karajn. Fillojnë të sulmojnë tiranasit, pasi nuk kanë se çtë humbasin. Vjen minuta e 34-t dhe Leventi shënon golin e parë për Tiranën, duke rihapur takimin. Në pjesën e dytë përsëri Leventi sulmon portën e peqinasve dhe gjen golin e barazimit, 2-0 dhe kryeqytetasit gjejnë forcën psikologjike për të fituar takimin.

Në minutën e 70-të peqinasit ngulmojnë për të shënuar, por Asllanaj, pasi nuk shënon, i gjuan me grusht në fytyrë portierit Çali, i cili nuk përton tia kthejë borxhin. Kryesori Kotis i nxjerrë të dy jashtë me kartonë të kuq. Skuadrat luajnë me 10 futbollistë në fushë, por kjo nuk e pengon skuadrën e Kolës të shënojë dy  herë brenda dy minutave me Ibrahimin dhe Takun në 85 dhe 87. 4-2 dhe Tirana i rikthehet fitores. Erjon HAMITAJ

 

Bind Shkëndija, mposht edhe Skënderbeun

Shkëndija Tr. – Skënderbeu 3-0

Shkëndija Tr.: Shtrepi, Xhakollari, Vladi, Liçaj, Pere, Mersini, Hyseni, Lala, Hoxha, Ajazi, Marku (u aktivizuan: Tuci, Gjonaj, Ibraj) Trajner K.Sterio

Skënderbeu: Kotorri, Buleci, Rezhda, Fortuna, Topoulli, Miho, Rapo, N.Jaupllari, Rapo K.Emini, Meçollari (u aktivizuan: Qyqja, Bilali, Xhafka) Trajner: D.Kushe

Shënues: Marku 26, 60, Ajazi 52

Gjyqtarë: A.Gjeçi, D.Vrapi,A.Bame(Tiranë)

Të rinjtë e Shkëndijës realizojnë një fitore luksi me Skënderbeun e sapongritur në superiore. Djemtë e Kostika Sterjos drejtohen menjëherë në sulm pa pritur provokime nga miqtë korçarë. Në minutën e 20-të Marko shënon golin e avantazhit për mjeshtërinë dhe skuadra pas kësaj minute ndihet më e çliruar për të fituar takimin. Mbyllet pjesa e parë 1-0 për vendasit.

Në pjesën e dytë djemtë e Shkëndijës i drejtohen sulmit dhe brenda shtatë minutave të para krijojnë disa raste të pastra për shënim, derisa Ajazi gjen golin në minutën e 52-të. 2-0 dhe takimi zhvendoset në duart e mjeshtërve kryeqytetas. Është përsëri Marku që gjendet i pambuluar në zonën e rreptësisë dhe shënon pas një harkimi nga Lala. 3-0 dhe Skënderbeu e kupton që smund të fitojë dhe zhvendoset i gjithi në sulm, por pa mundur të gjejë të paktën një gol shprese në 30 minutat e mbetura.

Erjon HAMITAJ

Teuta fiton me 10 lojtarë

Teuta  – Elbasani 2-1

Teuta: Rexhepi, Kastrati, Rigo, Memini, Abazaj, Troplini, Çyrbja, Tepshi, Ramidhi, Murati, Sina. Trajner: G.Begeja

Elbasani: Gurra, Çani, Gjoza, Ozuni, Gjini, Xhardja, Lleshi, Zogu, Broshka, Lamçja, Dalipi. Trajner: A.Kila

Shënues:  Çyrbja 43 (11-m), Sina 50/ Zogu 56

Kartonë të kuq: Tepshi

Gjyqtarë: E. Prifti, F. Meço, S. Methoxha (Lushnjë)

Teuta merr 3 pikë falë një 11-metërshi dhe golit të Sinës, ndërsa goli i Zogut shërben sa për ngrohje për elbasanasit. Në pjesën e parë sulmet janë të shpejta nga vendasit, por ritmi bie pasi Elbasani kthehet të kundërsulmojë shpejt në minutat 27-të dhe 36-të, por pa ia arritur qëllimit. Në minutën e 42-të durrsakët fitojnë një 11-metërsh, që ekzekutohet saktë nga Çyrbja, duke e konvertuar në gol. 1-0 mbyllet pjesa e parë. Në pjesën e dytë përsëri janë vendasit që sulmojnë, për të siguruar fitoren.

Si pasojë e sulmeve të shumta, Sina gjen çastin e duhur, gjuan me mjeshtëri dhe shënon golin e dytë, 2-0. Miqtë, që nuk kanë se çfarë të humbasin, hidhen në sulm të dëshpëruar. Në një aksion të tyre Zogu gjen golin, që u jep shumë shpresa elbasanasve për të kthyer rezultatin. 2-1, por gjithçka mbyllet me kaq, pasi elbasanasit nuk administrojnë mirë disa raste dhe humbasin takimin. Dorian AGOLLI

Kamza i falet Klosit

Kamza – Laçi 1-0

Kamza: Pasha, Lika, Leka, Sirigji, Osmani, Klosi, Ferati, Koleci, Koldashi, Karrosi (Çizmja 64), Mehmeti. Trajner: F.Tare

Laçi: Lika, Jahja, Bushi, Sela, Xhixha, Bardhi, Gjoka (Frrokaj 50), Pepkola, Zhuka, Baboçi (Laska 76), Ndreca. Trajner: E.Syziu

Shënues: Klosi 89

Kartonë të verdhë: Sirigjiu, Mehmeti

Gjyqtarë: J.Xhaja, F.Bylykbashi, E.Shehu (Tiranë)

Kamza arrin të marrë një fitore të vështirë përballë laçianëve, që luftojnë vetëm për fitore në çdo fushë që shkojnë. Skuadra që hidhet në sulm në minutat e para të takimit është Laçi, por kamzalinjtë mbrohen mirë në disa fragmente të lojës. Në minutat e fundit të pjesës së parë sulmuesit laçianët shpërdorojnë disa raste të pastra, që mund ta kishin dërguar skuadrën e tyre në dhomat e zhveshjes me shijen e golit.

Në pjesën e dytë loja ndërron kurs, kamzalinjtë nuk falin, shkojnë shpesh në sulm, por mbrojtja e mirëpërgatitur nga Ervin Syziu shmang çdo rrezik që i afrohet portës. Në minutat e fundit të takimit skuadra e Kamzës edhe mbrojtjen e hedh në sulm. Si pasojë e kësaj manovre gjen golin. Çizmja, i futur në lojë në pjesën e dytë, harkon për Klosin, i cili me kokë e dërgon topin në rrjetë, 1-0. Nuk ka më kohë për gola të tjerë dhe me kaq mbyllet takimi. Ilir CARA

Flamurtari vijon me fitore

Flamurtari – Lushnja 3-0

Shënues: Nelaj,18, 35, Qejvani 78.

Flamurtari: Dërgjini, Xhaferri, Hysi, Kuçi, Hametaj, Brozi, Stara (K.Hitaj 68), Nelaj, Hazizi, Qejavani, (Metaj73), Xhani (Hoxha 78). Trajner: A.Behari.

Lushnja: Haremi, Çole, Sefa, Kërci, Naçi (Shkurti 50), Çepa, Bihroli, Mema, Horani, Kurteshi, Shima.Trajner: R.Baballëku

Gjyqtar: H.Rakipi, Q.Shehaj, S.Hasanaj (Patos)

Vlonjatët korrin një fitore të pastër ndaj lushnjarëve, që vazhdojnë me humbjet në transfertë. Në pesë minutat e para të fillimit të takimit Lushnja mundohet disa herë për tiu afruar portës së Dërgjinit, por më pas djemtë e Beharit marrin kontrollin e plotë të lojës. Në minutën e 18-të Nelaj, i vetëm përballë portierit Haremi, shënon golin e parë të takimit.Vlonjatët nuk janë të kënaqur me kaq, por sërish i drejtohen portës kundërshtare. Sulmi ka merita të veçanta për mënyrën e ndërtimit të aksioneve.

Përsëri Nelaj në minutën e 35-të dyfishon rezultatin nga një gjuajtje jashtë zonë, e cila gjen të papërgatitur portierin lushnjar Haremi dhe shifrat shkojnë në 2-0. Në pjesën e dytë miqtë organizohen për të rregulluar mënyrën e lojës, por prapë janë vendasit që bëjnë ligjin në fushë. Në minutën e 78-të Qejvani shënon golin e tretë dhe i vendos kapak këtij takimi, 3-0. Nuk ka çfarë të ndryshojë, edhe pse lushnjarët i  drejtohen portës së Flamurtarit me forca të shumta, pasi mbrojtia vazhdon me të njëjtin ritëm në lojë. Kastriot BRAHIMI

 

Partizani merr një barazim të vuajtur

Partizani – Besëlidhja  1-1

Partizani : Dibra, Gjoka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›